LAJMI I FUNDIT:

FMN: Ekonomia e Maqedonisë së Veriut këtë vit do të rritet për 3 përqind

FMN: Ekonomia e Maqedonisë së Veriut këtë vit do të rritet për 3 përqind

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në raportin më të ri global, për Maqedoninë e Veriut ka parashikuar rritje prej 3 përqind të ekonomisë vendore gjatë këtij viti.

Ndërsa për vitin e ardhshëm rritja e BPV në Maqedoninë e Veriut është 3.1 përqind, kurse deri në vitin 2024 do të arrijë 3.5 përqind, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga vendet e rajonit rritje më e madhe është paraparë në Kosovë (4.2 përqind), Shqipëri (3.7 përqind), Serbi (3.5 përqind), Bullgari (3.3 përqind), Mal të Zi (2.8 përqind) dhe Kroaci (2.6 përqind).

Në vitin e ardhshëm sipas FMN-së, rritje më të madhe ekonomike do të ketë Serbia dhe Kosova me 4 përqind, Shqipëria me 3.9 përqind, Bosnja e Hercegovina me 3.2 përqind, Bullgaria me 3 përqind, si dhe Kroacaia dhe Mali i Zi me 2.5 përqind.

FMN në raportin më të ri ka ulur parashikimin global për rritjen ekonomike nga 3.5 përqind, në 3.3 përqind. Arsyet për uljen janë tensionet tregtare nga dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja, si dhe problemet ekonomike, para se gjithash tek vendet e pasura./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori