LAJMI I FUNDIT:

FMN bën thirrje për mbrojtje kundër recesionit të ardhshëm ekonomik

FMN bën thirrje për mbrojtje kundër recesionit të ardhshëm ekonomik

Zëvendësdrejtori i parë menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), David Lipton, tha se tani ekonomia botërore përballet me shumë sfida dhe të gjitha ekonomitë duhet të përgatiten sa më shpejt për raundin e ardhshëm të recesionit ekonomik.

Liptoni tha se përvoja historike tregon se po kanoset raundi i ardhshëm i recesionit.


Ai sugjeroi që ekonomitë e ndryshme të përdorin politikat monetare e fiskale dhe mekanizmat e shumtë rregullatorë të vendosur pas fillimit të krizës financiare për të parandaluar rrezikun e recesionit të ardhshëm, përcjell Telegrafi.

Përveç kësaj, Liptoni theksoi gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së multilateralizimit dhe se institucionet shumëpalëshe kanë luajtur një rol kyç në përgjigjen ndaj krizës dhe në ruajtjen e funksionimit normal të ekonomisë botërore dhe duhet të vazhdojnë të çojnë përpara procesin e reformave në mënyrë efektive dhe të përballen me sfidat.

“Perspektiva ekonomike botërore” e publikuar nga Banka Botërore vlerëson se rritja e ekonomisë botërore pritet të ngadalësohet në nivelin 2.9 për qind dhe 2.8 për qind përkatësisht sivjet dhe vitin e ardhshëm, për shkak të faktorëve të tillë si shtrëngimi i mjedisit financiar botëror dhe vazhdimi i tensioneve tregtare.

Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 4.5% në tri vitet e ardhshme në Kosovë
Lexo po ashtu Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 4.5% në tri vitet e ardhshme në Kosovë

Sipas bankës, Kosova pritet të ketë rritje ekonomike prej 4.5 për qind për vitet 2019,2020 dhe 2021.

Krahasuar me vendet e rajonit, Kosova do ta ketë rritjen më të madhe.

“Rritja ekonomike e parashikuar për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor është: Shqipëria me 3.6 për qind në 2019 dhe 3.5 për qind në vitet 2020 dhe 2021; Maqedonia me 2.9 për qind në 2019, 3.2 për qind në 2020, 3.3 për qind në 2021; Serbia me 3.5 për qind në 2019, 4.0 për qind në vitet 2020 dhe 2021; Mali i Zi me 2.8 për qind në 2019, 2.5 për qind në vitet 2020 dhe 2021; Bosnja e Hercegovina me 3.4 për qind në 2019, 3.9 për qind në 2020, 4.0 për qind në 2021”, thuhet në raport. /Telegrafi/