LAJMI I FUNDIT:

Fluturakja britanike e nisur për në Merkur, dërgoi ‘selfie’ dy ditë pas lansimit (Foto)

Fluturakja britanike e nisur për në Merkur, dërgoi ‘selfie’ dy ditë pas lansimit (Foto)

BepiColombo është fluturakja britanike e destinuar për në planetin Merkur, që bëri ‘selfien’ e parë pasi u lansua me sukses gjatë vikendit.

Imazhi është shkrepur prej kamerës që ndodhet në trupin e pajisjes, ndërsa ka zënë në kuadër komplet krahun anësor, si dhe një pjesë që ndodhet më poshtë, transmeton Telegrafi.


Në anën e djathtë të imazhit, janë linjat e panelit diellit, kurse pjesa që shihet janë sensorët e ndryshëm.

‘Selfie’ nga BepiColombo

Fluturakja është duke shkuar afër planetit më të afërt të diellit, me anë të ‘impulseve motorike’ sikur te ‘Star Trek’ që mbushen në mënyrë elektrike – apo jonizohen – me atome ksenon.

Janë bërë dy ditë prej se është lansuar nga Guiana Franceze,  teksa pritet të arrijë në orbitën e Merkurit më 25 dhjetor të vitit 2025.

Deri atëherë, pritet t’i aktivizohen edhe dy kamera tjera dhe të dërgojë edhe pamje tjera nga hapësira. /Telegrafi/