LAJMI I FUNDIT:

Zgjatja 10 vjeçare e vlefshmerisë – fluks i madh aplikimesh për viza amerikane në Shqipëri

Zgjatja 10 vjeçare e vlefshmerisë – fluks i madh aplikimesh për viza amerikane në Shqipëri

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim është shprehur sot se pas zgjatjes së vlefshmërisë së vizave amerikane nga tre në dhjetë vjet për shqiptarët dhe lehtësimit të kufizimeve të COVID-it në udhëtime, ka pasur rritje të aplikimeve për viza.  

Në një postim në Twitter, Ambasadorja Kim ka shtuar se rritja e aplikimeve ka sjellë pritje të gjata për intervista.


“Ne e dimë se kjo është frustruese dhe stafi ynë konsullor po punon fort për të shkurtuar kohën e pritjes. Në raste urgjence të vërteta (për shembull trajtim mjekësor, vdekje familjare, programe studentore ose shkëmbimi me afate të caktuara) u lutemi kërkoni proces të përshpejtuar kur të aplikoni”, ka theksuar Kim.

Lëshohet viza e parë amerikane me afat 10-vjeçar, Rama: Shprehje kuptimplotë e rritjes së bashkëpunimit me SHBA-të
Lexo po ashtu Lëshohet viza e parë amerikane me afat 10-vjeçar, Rama: Shprehje kuptimplotë e rritjes së bashkëpunimit me SHBA-të

“Ju gjithashtu mund të shkruani në adresën tiranausconsulate@state.gov pasi të keni bërë kërkesën për proces të përshpejtuar”, tha Ambasadorja Kim.

Duke filluar nga data 1 prill, vlefshmëria e vizave të biznesit dhe turistike për qytetarët shqiptar në SSHBA u zgjaten në dhjetë vjet, nga tre vjet që ishin më parë, që është maksimumi në mbarë botën.

Vendimi vjen me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe ka për qëllim ta bëjë më të lehtë qëndrimin për shqiptarët të cilët duan të vizitojnë miqtë dhe familjen në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings

Shpërndanin fotografi dhe video të ndryshme intime, kërkohet paraburgim për administratorin e grupit “Albkings"

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Kalo në kategori