LAJMI I FUNDIT:

Fluks largimesh në Portin e Durrësit pas festave të fundvitit

Fluks largimesh në Portin e Durrësit pas festave të fundvitit

Pasi kaluan festat e fundvitit në atdhe, shumë familje emigrantësh po kthehen në vendet e Bashkimit Europian ku jetojnë e punojnë, duke shfrytëzuar tragetet e linjave detare që lidhin Portin e Durrësit me portet italiane të Barit e Ankonës.

Natën e kaluar, me 3 tragetet e linjës u larguan afro 2.000 persona, ndërsa pritet që fluksi i udhëtarëve drejt Italisë të shtohet në fundjavë.


Pavarësisht uljes së ndjeshme të temperaturave natën e kaluar e në vazhdim, në grafikun e lëvizjes së trageteve nuk janë regjistruar vonesa.

Anijet e tonazhit të vogël e të mesëm, pas paralajmërimit të autoriteteve detare kanë marrë masat për të shmangur incidentet, e shumë prej tyre kanë pezulluar lundrimet në pritje të përmirësimit të kushteve të motit.

Gjatë muajit dhjetor, mbi 55 mijë udhëtarë vendas e të huaj kanë lëvizur nga Porti i Durrësit, me tragetet e linjave detare Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës, e kthim. Në të njëjtin muaj, tragetet transportuan drejt Durrësit edhe mbi 3.500 kamionë dhe trajlerë, me mallra të ndryshëm importi për nevojat e tregut vendas. /TCH /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori