LAJMI I FUNDIT:

Floyd Mayweather shpjegon pse ai dhe Muhammed Ali ishin të urryer

Floyd Mayweather shpjegon pse ai dhe Muhammed Ali ishin të urryer

Derisa Floyd Mayweather ka pasur tifozë që e kanë mbështetur gjatë gjithë karrierës, ai gjithashtu kishte shumë prej tyre që nuk e pëlqenin, gjë që nuk është e pazakontë për çdo kë që lë gjurmë në një sport të caktuar.

Shumë përpara epokës së dominimit të Mayweather, Muhamed Ali ishte gjithashtu mjaft i urryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por arsyetimi pas kësaj urrejtjeje ishte shumë më politik.


Ali është padyshim një nga njerëzit me ndikim në botën e sportit, por gjatë Luftës së Vietnamit, boksieri i nderuar refuzoi të regjistrohej dhe të luftonte. Si rezultat, qeveria e tij dhe shumë të tjerë u kthyen kundër tij.

p1fm81tvob1lcv1c2ral11dd7edtj.jpg

Pavarësisht se mbrojti atë në të cilën ai besonte, Aliut iu hoq licenca e boksit dhe më pas, vitet e tij të shkëlqyera si boksier.

Politikanët egoistë u turbulluan nga gjykimi i rremë dhe përfundimisht i grabitën Aliut një karrierë më të frytshme.

Pasi fitoi një medalje të artë olimpike në Lojërat e vitit 1975 në Romë, Aliut iu refuzua shërbimi në një restorant në SHBA.

Kishte raste që Aliu mund të vritej lehtësisht vetëm për faktin se ishte një person me ngjyrë që qëndronte në këmbë kur bëhej fjalë për çështjet sociale.

Për fat të mirë, tani jetojmë në një shoqëri më të hapur, megjithatë Mayweather ende beson se urrejtja do të mbetet pa marrë parasysh çfarë.

Pasi pasusesi i Mayweatherit, Gervonta Davis mundi Isaac Cruzin në Los Anxhelos të dielën, më 5 dhjetor, Money Man deklaroi, sipas Boxing News And Views : “Kur Muhamed Ali ishte në një duel, ndaj tij kishte urrejtje të madhe. Ku ai nuk vepronte apo fliste, atëherë ata e donin atë”.

“Shiko, ata nuk më pëlqejnë sepse unë jam një person që i them fjalët drejtpërdrejtë dhe kam qenë në gjendje (në mënyrë të pavarur) të bëhem shefi im”.

Kur foli për pasuesin e tij, Mayweather gjithashtu shtoi: “Unë do të vazhdoj t’i them Tank (Gervonta Davis) që të shkojë atje dhe të jetë më i miri. Luftoni dhe jini të zgjuar”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

Premier League
Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori