LAJMI I FUNDIT:

Florentino Perez kërkon transferimin e Marash Kumbullës në Real Madrid

Florentino Perez kërkon transferimin e Marash Kumbullës në Real Madrid

Real Madridi po vazhdon të bëjë plane për afatin kalimtar veror, pavarësisht sezoni momentalisht është i pezulluar.

Në listën e gjigantit spanjoll së fundmi është futur edhe qendërmbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla.


Ka qenë mediumi spanjoll Don Balon që ka raportuar se Kumbulla është lojtari i pëlqyer nga presidenti Florentino Perez.

20-vjeçari ka zhvilluar 19 ndeshje si titullar me Hellas Veronën në Serie A dhe ka bindur të gjithë me paraqitjet e tij.

Qendërmbrojtësi spanjoll Nacho pritet të largohet në fund të sezonit nga Los Blancos dhe Kumbulla shihet si zëvendësuesi adekuat i tij.

Real Madridi ka blerë verën e kaluar brazilianin Eder Militao, por që braziliani nuk ka arritur t’i bind drejtuesit madrilen.

13 herë kampioni evropian është gati të shpenzojë deri në 30 milionë euro për transferimin e qendërmbrojtësit shqiptar në Santiago Bernabeu.

Gjithsesi ‘Mbretërit’ për ta fituar garën për Kumbullën, duhet ta mposhtin konkurrencën e Juventusit, Chelseat, Interit dhe Borussia Dortmundit. /Telegrafi/