Qimet e para të thinjura mund të shfaqen në rininë e hershme, pastaj edhe në të njëzetat, fillimisht në pjesën temporale. Ndërsa deri në fund të pesëdhjetave, rreth 80 për qind e flokëve janë të thinjura.
Që të keni flokë të dendura dhe të ndritshme, konsumoni ushqim të pasur me acide esenciale dhe acide omega yndyrore- si vaj ulliri, avokado, fruta arrore dhe fara, si edhe ushqim të pasur me vitamina B dhe E, pastaj magnez dhe zink. Për rezultate të dëshiruara provoni edhe maskat për flokë, të cilat në vendet lindore në mënyrë tradicionale përdoren për parandalimin e shfaqjes së flokëve të thinjura.
Dobitë e vajrave
Me kalimin e viteve flokët bëhen të thata, të holla, rriten më ngadalë, lehtë thyhen dhe humbin shkëlqimin. Për t’ua kthyer flokëve shkëlqimin, dy herë në javë përdorni maska, përbërësit kryesorë të të cilave janë vajrat kualitative dhe yndyra. Masazhi i fortë i kokës me vajra natyrore është treguar i dobishëm kundër flokëve të thinjura.
Vajrat e ndryshëm mund t’i përdorni ndaras ose në kombinim me të tjerat. Më i popullarizuar është vaji i kokosit, ndërsa të efektshëm janë edhe vaji i bajames, ullirit, ricinit dhe jojobës. Për errësimin e flokëve është gjithnjë e më i popullarizuar vaji i rozmarinës, ndërsa mjaftojnë vetëm disa pika. Maskat nga vajrat vendosni në flokë dy herë në javë, ndërsa rezultatet e dëshiruara do të vijnë në shprehje vetëm pas një muaji.
Po ashtu, gjatë verës, për shkak të diellit dhe ujit të pishinës, flokët e thinjura mund të marrin nuanca të të verdhës, që mund t’i neutralizoni me shamponët e posaçëm me pigmente të kaltra dhe vjollce, si edhe me shampon me bazë sherbele.
Maska nga vaji i ullirit
Flokëve të thinjura do t’ua ktheni shkëlqimin dhe fortësinë përmes maskës me bazë të vajit të ullirit dhe mjaltit, të cilën do ta vendosni në flokë një herë në javë. Përzieni sasi të njëjta të vajit të ullirit dhe mjaltë, përgatitjen vendoseni në flokë, deri në rrënjë, masazhojeni mirë, mbi kokë vendosni qese plastike dhe mbi të peshqir të ngrohtë, ndërsa pas gjysmë ore, flokët lani me ujë të vakët dhe ngadalë pastrojini me shampon.
E njëjta vlen edhe për lëngun e limonit, të cilin duhet ta përzieni me vaj kokosi. Përgatitjen e fituar vendoseni ne gjithë kokën, ndërsa pas gjysmë ore flokët lajini me ujë të vakët. Kjo maskë pengon rënien e flokëve dhe ngadalëson shfaqjen e qimeve të thinjura, ndërsa njëkohësisht flokëve ua kthen dukjen e shndritshme dhe të shëndoshë.
Biberi i zi
Maskë për flokë mund të fitoni edhe nga biberi i zi. Një gram biber përziejeni me gjysmë filxhani jogurt, gjysmë luge lëng limoni dhe po aq vaj bajameje. Përgatitjen vendoseni në flokë, masazhojeni mirë dhe mbajeni gjysmë ore, dhe pastaj lajeni me ujë të vakët. Maskën përdoreni dy herë në javë, ndërsa do t’ua kthejë ngjyrën e errët flokëve dhe do të pengojë shfaqjen e mëtutjeshme të qimeve të thinjura.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Me këto veprime, partneri juaj tregon se ju do dhe ju respekton vërtet

Nëse bashkëshorti bisedon me ty vetëm kur i teket atij: Kështu duhet të veprosh!
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Cilat janë shenjat se lindja është afër?
Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë
Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush

Urthi, një nga problemet më të zakonshme gjatë shtatzënisë: Ç'duhet të bëni për ta parandaluar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës