Lamine Yamal ka munguar në ndeshjen e fundit të Barcelonës ndaj Valencias dhe nuk do të jetë në fushë as ndaj Newcastle United në Ligën e Kampionëve.

Para ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Newcastle, trajneri Hansi Flick u përpoq të shmangte pyetjet rreth gjendjes së Lamine Yamal.


“Lamine Yamal? Dua të flas vetëm për lojtarët që janë të gatshëm për të luajtur", u përgjigj shkurt Flick.

“Nesër ai nuk mund të luajë dhe do të shohim për të dielën. Rashford është në ekip dhe, nëse dikush mungon, ai mund të marrë përsipër. Shpresoj që në Angli të tregojë atë që bëri të dielën".

Megjithatë, një pyetje e përsëritur nga gazetarët e detyroi Flick të jepte një përditësim mbi sulmuesin e ri.

“Nuk mendoj se duhet t’i bëjmë presion”, theksoi trajneri gjerman.

“Ne kemi një staf mjekësor fantastik. Do të shohim se si do të përparojë. Nëse kthehet, duhet të jetë 100% në formë. Ai është një lojtar shumë i ri dhe duhet të kujdesemi për të”, deklaroi Flick.

Sipas raportimeve, Lamine Yamal nuk pritet të rikthehet në fushë para fundit të shtatorit. /Telegrafi/

telegrafi sport app