LAJMI I FUNDIT:

Fletushkat në veri, hapet rast për “Thirrje për rezistencë dhe nxitje e urrejtjes”

Fletushkat në veri, hapet rast për “Thirrje për rezistencë dhe nxitje e urrejtjes”

Fletushkat e shpërndara me udhëzime se “s’i t’u kundërvihet Policisë së Kosovës dhe administratës komunale”, të cilat janë gjetur të hënën në veri të Mitrovicës dyshohet se janë shpërndarë gjatë dhe pas protestës së mbajtur. 

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.


Sipas tij, pas konsultimit me prokurorin e Prokurorisë Themelore dhe Speciale është hap rasti “Thirrje për Rezistencë dhe Nxitje e Urrejtjes”.

Provokimet me grafite në komunat veriore – prokuroria thotë se po heton rastin në koordinim me policinë
Lexo po ashtu Provokimet me grafite në komunat veriore – prokuroria thotë se po heton rastin në koordinim me policinë

Për momentin siç tha Elshani nuk ka ndonjë person të dyshimtë apo të arrestuar.

“Dyshojmë se dje gjatë dhe pas protestës këto broshura janë shpërnda dhe ne kemi has në to më vonë. Pas konsultimit me Prokurorin e Prokurorisë Themelore dhe Speciale është hap rasti thirrje për rezistence dhe nxitje e urrejtjes. Nuk ka të dyshimtë e as të arrestuar”, ka thënë Elshani.

Protesta në veri, hulumtuesi në Institutin Octopus: Tentim i Listës Serbe për tensione
Lexo po ashtu Protesta në veri, hulumtuesi në Institutin Octopus: Tentim i Listës Serbe për tensione

Ndryshe, të hënën qytetarë nga komuniteti serbë ishin mbledhur në veri të Mitrovicës për të protestuar kundër Rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin serb.

Ndërkaq, kryeministri i vendit, Albin Kurti kishte thënë se “Kosova nuk ndalon dinarin serb, por futjen e tij përmes thasëve në kufi”. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori