LAJMI I FUNDIT:

Flet Vesel Memedi në lidhje me akuzat ndaj tij

Flet Vesel Memedi në lidhje me akuzat ndaj tij

Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë  dhe lideri i Rilindjes Demokratike Shqiptare (RDK), Vesel Memedi, sot ka reaguar ndaj lajmeve që dolën ditë me parë se i është marrë telefoni në lidhje me zbardhjen e plotë të terrorit të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Gjatë reagimit të tij, Memedi krahas asaj që ka përshëndetur aksionin e ndërmarrë ditë më parë, ka treguar edhe pse ka heshtur gjatë gjithë kësaj periudhe sa emri i tij përshkoi titujt e lajmeve.

“Kam heshtur qëllimisht, që t’i lihet hapësirë organeve të drejtësisë ta bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale, pa kurrfarë pengese nga jashtë. Edhe pse emri im në këtë ngjarje u përfshi pa të drejtë, më gëzoj fakti që erdhi koha që për fajësinë apo pafajësinë e secilit prej nesh, të flasin organet kompetente, e jo rrugaçët dhe shpifësit. Ndjehem krenarë që në asnjë mënyrë me asnjë fakt, nuk jam i përfshirë në kurrfarë aktiviteti kundërligjor dhe pres që organet e drejtësisë edhe publikisht ta vërtetojnë pafajësinë time, që bashkë me anëtarët besnik të RDK-së dhe familjarët e dashamirët e mi, të ndjehemi edhe më krenar”, shkruan ndër të tjerash në reagimin e tij Memedi.


Ai ka bërë thirrje deri te të gjithë qytetarët që të mos kenë frikë nga organet e drejtësisë dhe të njëjtët t’i përkrahin këto procese e të bashkëpunojnë me institucionet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori