LAJMI I FUNDIT:

Flet shitësi i fidaneve nga Malisheva: Nuk e dinim që ishim të infektuar, e kuptuam pas arrestimit

Flet shitësi i fidaneve nga Malisheva: Nuk e dinim që ishim të infektuar, e kuptuam pas arrestimit

Dy të rinj nga Malisheva pa e ditur që ishin të infektur me coronavirus kishin shkuar për të shitur fidane në Krushë të Madhe.

Të njëjtit më pas ishin arrestuar nga policia ku pas testeve kishin rezultuar pozitiv me COVID-19.


Njëri nga ta, 23 vjeçari nga Malisheva tregon për RTV Dukagjinin si rrodhi ngjarja.

“Kemi shkuar në Krushe për t’i dorëzuar disa fidanë, dhe në momentin kur po mbyllnim kamionin ka ardhur policia dhe na ka arrestuar. Nga Rahocevi na kanë dërguar në burg në Gjakovë ku na kanë mbajtur 48 orë”.

I riu tregon se pas dërgimit në Klinikën Infektive ka kuptuar se rezultuar pozitiv me COVID-19. Ai thotë se nga dita e diel kur ka rezultuar pozitiv nuk ka pasur ndonjë simptomë, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se në familjen e ngushtë nuk ka pasur ndonjë person të infektuar dhe as që e ka pasur idenë që vet është pozitiv me COVID-19.

“Po të dinim që kemi diçka ne do të izoloheshim më herët dhe nuk do të lëviznim”.

I riu që është kushëri me kryetarin e Malishevës, thotë se nuk e di se nga mund të jetë infektuar me coronavirus/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori