Ai ishte shokuar nga deklarata e “përbindëshit norvegjez” - siç e cilësojnë mediat - kur ka thënë se e ka kursyer jetën e tij sepse më shumë nga ngjarë me të se me majtistët që ka dashur t’i vrasë.

"Gjatë kam pritur dhe kam kërkuar përgjigjen në atë pyetje. Kam shpresuar se një ditë do ta marr. Më ka shokuar ajo që ka thënë. Diçka të tillë nuk kam pritur”, ka thënë Pracon. "Më ka kursyer sepse më ka gjykuar nga pamja ime. Po ta dinte se kush jam dhe se për çka angazhohem, se jam e kundërta, ai do të më vriste”.


Pracon thotë se ka qëndruar disa metra larg nga Breiviku dhe se ai e kishte jetën e tij në duar.

“E kam lutur për jetë, ndërsa më ka kursyer për disa arsye të tij”, kujton masakrën e tmerrshme ku është plagosur, por megjithatë mbijetoi.

Pracon është fëmijë i emigrantëve polakë, ndërsa Breiviku për krimin e tij ka thënë se “e ka shpëtuar Norvegjinë nga multikulturalizmi".

Djaloshi i mbijetuar shpreson se gjykimi do të ndihmojë që në të ardhmen të parandalohen masakrat e tilla.

Pracon ende ndjenë pasojat e sulmeve dhe traumat e përjetuara, ndërsa imazhet e asaj dite tmerri i shfaqen shpesh para syve. Për të gjitha këto ai ka shkruar një libër, që të mund të ballafaqohet më lehtë me gjërat që ka përjetuar. Ai është i bindur se dëshmia e tij në gjyq dhe përballja me Breivikun do ta ndihmojë për ta tejkaluar këtë traumë. /Telegrafi/