LAJMI I FUNDIT:

Flet daja i Xheneta Gashit: Askush nga institucionet s’po na viziton (Video)

Flet daja i Xheneta Gashit: Askush nga institucionet s’po na viziton (Video)

Ymer Gashi, daja i Xheneta Gashit, trevjeçares që humbi jetën si pasojë e shembjes së murit të një shtëpie të vjetër në pjesën historike të qyteti të Prizrenit, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se askush nga institucionet e Kosovës nuk po viziton e as ndihmon familjen.

“Institucionet nuk kanë ndihmuar asgjë deri më tani, e as që ka qenë dikush për të na vizituar nga institucionet”, ka thënë Gashi. “As në varrim nuk ka qenë askush, por edhe në të pamën që e kemi pasur nuk jemi vizituar nga ndonjë njeri që përfaqëson ndonjë institucion”.


Gashi ka treguar se të vetmen vizitë që e ka pasur deri më tani është ajo nga Këshilli i Bashkësisë Islame nga Prizreni.

Ymer Gashi ka njoftuar se motra e tij do të qëndrojë tek ai dhe ai do të kujdesët për motrën e për nipin derisa Lirije Gashit t’i gjindet një zgjidhje. /Klan Kosova/

Në këtë numër të xhirollogarisë – Lirije Gashi 1502001003735679 në Raiffeisen Bank – mund ta ndihmoni familjen e trevjeçares Xheneta Gashi.

Për të gjithë ata që duan ta ndihmojnë jashtë Kosovës, ky është SWIFT kodi i bankës Raiffeisen: RBKOXKPR.