Flet babai i të zhdukurit nga Gjakova: Nga dje nuk e dimë nëse djali është gjallë apo i vdekur (Video)
Një djalë i moshës 15 vjeçare nga Gjakova është zhdukur dje derisa po shkonte në shkollë. Familjarët kanë lajmëruar policinë menjëherë dhe ende janë në kërkim të tij.
Babi i të zhdukurit Pal Hiseni, Nik Hiseni ka treguar për RTV Dukagjinin se djali i tij nuk kishte shkuar në shkollë, dhe se që nga ora 12:30 kur kishte dalë nga një qebaptore nuk dinë më për të.
“Djalin në orën 12:00 shoqja e ka sjellë në qytet prej fshatit Nec, diku në rrugën “Gjon Nikol Kazazi”, kur ka arrit në qytet djali ka zbrit nga makina dhe ka hy në një qebaptore për të ngrënë drekë, bashkëshortja është kthyer në shpi. Me sa i kemi parë kamerat në qebaptore djali ka dalë nga aty në orën 12:30 ka vazhduar në mëhallën “Mullaisuf” dhe në postën e vogël aty ka marrë një mbushje dhe ka vazhduar drejt urave të Aliqit prej ati momenti ai e ka ndërpre telefonin dhe më nuk dimë për të a është i gjallë apo i vdekur”, ka thënë Hiseni
Ai më tej ka treguar se nuk është në dijeni nëse djali i tij ka pasur ndonjë problem me dikë.
“As djali e as ne si familje nuk kemi pasur probleme me dikë”, ka treguar babi.
Në anën tjetër komandanti i policisë në rajonin e Gjakovës, Krist Gjoka, ka thënë se policia është duke hetuar disa pista lidhur me këtë rast.
“Informatën e kemi marrë mbrëmë rreth orës 22:00 nga prindi i tij i cili ka raportuar zhdukjen e djalit të tij dhe menjëherë kemi angazhuar të gjitha njësitet relevante për këtë rast. Deri më tani jemi ende duke i hetuar disa pista.
Arsye konkrete nuk kemi për momentin, vetëm dimë që nga ajo kohë viktima ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka lënë asnjë gjurmë, telefoni i tij është i mbyllur. Kemi intervistuar disa persona në cilësinë e dëshmitarëve”, tha komandanti i policisë. /Telegrafi/
https://dukagjini.gjirafa.com/?video=flet-babai-i-te-zhdukurit-nga-gjakova
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore