LAJMI I FUNDIT:

Flet Avniu i Elbasanit: Tek ne vjedhin deputetët, parlamenti, vjedhin kryetarët e partive (Video)

Flet Avniu i Elbasanit: Tek ne vjedhin deputetët, parlamenti, vjedhin kryetarët e partive (Video)

Avniu nuk shikon televizor, nuk ka telefon, nuk hyn në internet. Kontakti i tij me botën janë gazetet. Ato ai i lexon, dhe me to është formuar, dhe di për çdo ngjarje që ka ndodhur në Shqipëri.

Ai flet për Vetingun, per çiftin çek që u vra para disa vitesh në Shqipëri, për situatën aktuale të vendit tonë, për ekonominë, etj. Ai të habit, ai mund të jetë endacaku i parë në Shqipëri, që pas këtij përcaktimi, nuk fsheh një njeri të paditur dhe të varfër, por një njeri të zgjuar, të aftë dhe që dëshiron të jetojë çdo ditë në liri të plotë.


Këtë të premte në Oktapod në Vizion Plus u transmetua intervista që moderatori kishte zhvilluar me të në qytetin e Elbasanit.

Ai e nis rrëfimin e tij me vjedhjen që thotë se i ka bërë shteti shqiptar në kohën e komunizmit. Sipas tij i kanë vjedhur të ardhurat që e lanë pa familje pa grua, e pa fëmijë. Avniu thotë se gjithë këto vite ka mbijetuar nga dashamirësia e qytetarëve të ndryshëm që i kanë dhënë për të ngrënë, por ai është edhe selektiv, për të ruajtur një shëndet të mirë.

“Me ndihmojnë mua, por ka edhe nga ata që më sjellin ëmbëlsira, unë s’i ha. Bie molto, çi dua unë ëmbëlsirat. Bie sanduiç, unë s’i dua yndyrat. Ha gjërat që nuk e cenojnë shëndetin ,zemrën tensionin, sheqerin. Njeriu duhet të haj sa më shumë zarzavate, edhe bulmetra. Qumështi, kosi pa yndyrë e ndihmojnë shëndetin. Zarzavatet nuk kanë sheqer, kane 15%. Buka ka 60%, orizi ka 80%, nuk i ha unë këto”

Sipas Avniut gjendja në Shqipëri është shumë e keqe.

“Bujqësi s’ka, që është baza e shoqërisë për punë e ushqim, industri s’ka, është shtojcë në ekonomi për punësim dhe ngritjen ekonomike, ushtri nuk ka, për mbrojtjen e vendit, drejtësi s’ka, sepse tek ne vjedh prokurori, gjykatësi, hetuesi. Në vend që ta burgosi kriminelin, ai i jep dorën, s’kam prova thotë, merr pare, kjo është vjedhje. Pse nuk zbatohet Vetingu në Shqipëri? Sepse tek ne vjedhin deputetë, vjedh parlamenti, vjedhin kryetarët e partive, e çfarë pret ti?

Avniu tregon se edhe pse shteti i ka bërë shumë keq, ai do të luftonte për Shqipërinë në rast lufte.

“Do luftoja për Shqipërinë. S’e ka fajin Shqipëria si truall që unë jam kështu, unë mbroj këtë tokë, jo partinë politike”

Ai thotë se i vetmi shok që ka janë gazetat, sepse askush nuk i kupton idetë e tij, askush nuk përshtatet me të. Ai nuk e pranon të quhet lyps, sepse lyps sipas Avniut, është ai që thotë: “më jep një lek”, unë nuk kërkoj, mua më ndihmojnë se rri në rrugë për të mbijetuar.

“Filozofi i rrugës” flet për ngjarjen e disa viteve më parë kur një adoleshent vrau një çift turistësh çek.

“Erdhi një çift nga Çekia, ai i vrau. Prit pra se është gjynah, ai erdhi, zgjodhi klimën më të bukur, ai i vrau. Donte t’i merrte makinen, pse do t’ia marrësh makinën, ti puno dhe merre makinën. Por prap ambasadorja e Cekisë e ngriti prestigjin, tha që nuk janë të gjithë shqiptarët kështu.

Turjan Hyska: Vetëvrasjen e ke menduar ndonjëherë? “

Avniu: “Kurrë, do i përshtatem jetës ashtu siç ma ka dhënë natyra. Çdo gjë që të bën njeriu unë do them: Të kem vullnet të hekurt që jeta është mbi gjithçka, jeta dhe liria është mbi gjithçka. Unë i lire jam, në burg s’më ka futur njeri, jetën e kam, copa-copa, hajt mo. Vetëvrasësi është bandit, vret veten e vet, nuk është i kësaj shoqërie”

Avniu thotë se e gjitha çfarë dëshiron është një shtëpi për të, që të jetojë siç duhet vitet që i kanë mbetur.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori