LAJMI I FUNDIT:

Flet 15-vjeçarja që u përdhunua nga fqinji, në nëntor sjell në jetë fëmijën

Flet 15-vjeçarja që u përdhunua nga fqinji, në nëntor sjell në jetë fëmijën

U përdhunua nga fqinji i saj, por vajza adoleshente mban të fshehtë ngjarjen. E vërteta është zbuluar nga infermierja e fshatit, pasi ka vërejtur se 15-vjeçarja ishte shtatzënë. Historia ka ndodhur në fshatin Velçan të Pogradecit dhe vajza pas rreth një muaji pritet të sjellë në jetë një djalë.

Përdhunimi i saj, sipas dëshmisë së adoleshentes në polici, ka ndodhur gjatë muajit mars të këtij viti në banesën e saj.


Përdhunimi është zbuluar vetëm pasi Xh. B është paraqitur tek infermierja e fshatit, sepse kishte dhimbje barku. Edhe pse 15-vjeçarja shkonte në shkollë, ajo ka arritur ta mbajë të fshehtë një fakt të tillë edhe për prindërit e saj, që, siç thotë, e ka bërë për shkak se kishte frikë dënimin nga opinioni i fshatit dhe babait.

Menjëherë sapo kanë mësuar rreth shtatzënisë, të dy prindërit e të miturës janë alarmuar duke e detyruar t’u tregojë të vërtetën dhe më tej e kanë shoqëruar në komisariatin e Pogradecit për të bërë denoncimin.

Sipas të dhënave, ngjarja ka ndodhur në banesën e të miturës gjatë kohës që ajo ndodhej e vetme. Abuzimin sipas denoncimit të vajzës është kryer nga fqinji i saj, Ligor Biba, 55 vjeç, i cili është arrestuar menjëherë nga policia. Vetë adoleshentja duke përshkruar përdhunimin, thotë se fqinji ishte në gjendje të dehur, pasi mbante era alkool dhe se nuk ka arritur ta ndalë.

Si ndodhi ngjarja?

Isha vetëm në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja. Ishte muaji mars dhe prindërit kishin shkuar në përkujtimoren e gjyshit, ndërsa vëllai ishte në mal duke kullotur bagëtitë. Po laja enët kur kam parë te dera e kuzhinës Ligorin. Nuk e ndjeva kur hyri sepse dera e jashtme e shtëpisë ishte e hapur, nuk i mbyll kush shtëpitë në fshat gjatë ditës. Megjithatë nuk i thashë gjë pse hyri pa trokitur se e njihja, kishim hyrjedalje dhe kujtova se kishte ardhur për të takuar babain. Nuk arrita madje as t’i thosha gjë, sepse ai direkt m’u afrua dhe më shtyu. Atëherë u frikësova, por ai me forcë më detyroi të kryente marrëdhënie seksuale me mua. Nuk kisha forcë ta ndalja, pastaj u largua menjëherë.

Si ka qenë në ato momente?

Ka qenë i dehur, mendoj. Mbante erë alkool.

Përse nuk u keni treguar prindërve për atë që ndodhi?

Kisha frikë, por edhe më vinte turp, fshati do të më gjykonte, nuk do të më besonin. Kisha edhe frikë nga babai se mos mendonte që e kisha unë fajin, megjithëse unë nuk bëra asgjë të keqe.

Kur e kuptuat se kishit mbetur shtatzënë?

E mësova nga infermierja e fshatit. I tregova mamit se kisha një dhimbje barku. Pasi më ka shoqëruar tek infermierja, ajo e mori mamin dhe diçka i tha mënjanë. Pastaj më çuan te një gjinekolog dhe atje u zbulua që unë pres një fëmijë, madje di edhe që është djalë. Pas kësaj i tregova nënës çfarë më kishte ndodhur marsin e këtij viti. Më pas me prindërit vendosëm të bënim denoncimin në polici. Atje thirrën edhe një psikologe që unë të tregoja ngjarjen. /Panorama/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori