LAJMI I FUNDIT:

Flatron “juanflatroo” Halimi pas fitores së madhe të BNE-së: Më shumë mendoja për kufjet se sa për ndeshjen – e dija se do të fitonim

Flatron “juanflatroo” Halimi pas fitores së madhe të BNE-së: Më shumë mendoja për kufjet se sa për ndeshjen – e dija se do të fitonim

Bad News Eagles sot arritën një sukses të ri dhe historik sa i përket CS:GO, pasi u kualifikuan në fazën tjetër të PGL Antwerp Major, ku do të garojnë 16 ekipet më të mira për një grup çmimesh rreth 1 milion dollarë, në Antwerp të Belgjikës.

Pas fitores në ndeshjen vendimtare kundër MiBR, lojtari i ekipit shqiptar, Flatron ‘juanflatroo’ Halimi, në një intervistë për HLTV foli rreth kësaj fitoreje.


Flatro foli rreth fitores së tyre kundër ekipit MIBR, dhe tregoj se si ndihet pas kualifikimit të ekipit të tij fazën tjetër të PGL Antwerp Major.

“Fjalët do të ishin shumë për të thënë, betohem në Zot, ende po dridhem, kam këto emocione, jam pa fjalë”

Gjatë turneut kualifikues për në Major, ‘juanflatroo’ flitej se gjatë festimit kishte thyer kufje, të cilat arrinin vlerën 2400 dollarëve, gazetari i HLTV si në shaka e pyeti ‘juanflatroo’-n:

Super paraqitje, këto janë statistikat e lojtarëve të Bad News Eagles, në fitoren e madhe kundër ekipit brazilian
Lexo po ashtu Super paraqitje, këto janë statistikat e lojtarëve të Bad News Eagles, në fitoren e madhe kundër ekipit brazilian

“Sa kufje keni thyer këtë herë”?

“Sot u mundova të rri i qetë, gjatë gjithë lojës isha duke menduar për kufjet, sepse e dija se ne do të fitonim, e kisha këtë ndjenjë të mirë, kështu që isha duke menduar pas lojës çfarë do të bëjë, pasi të fitojmë, si do të reagoj, kështu që mendova ta ruaj qetësinë, le të ruajmë PGL-n”.

Ndërsa kur u pyet rreth ndeshjes së tyre të radhës kundër ekipit CopenHagen Flames, Flatroo u shpreh se ndjehen mjaft komod dhe me vetëbesim për ndeshjen kundër tyre.

“Pra ju do të shkoni në ‘Legends Stage’ tani, ndeshja e parë do të jetë kundër ekipit CopenHagen Flames, si ndiheni për këtë?”

Analisti i njohur i CS:GO mbetet i mahnitur nga suksesi i BNE: Janë rritur kaq shpejtë dhe janë shumë argëtues
Lexo po ashtu Analisti i njohur i CS:GO mbetet i mahnitur nga suksesi i BNE: Janë rritur kaq shpejtë dhe janë shumë argëtues

“Ndjehemi mjaft komod, duke e konsideruar se i kemi mposhtur tri herë radhazi Online, edhe pse në LAN gjithçka ndryshon, por akoma kemi shumë vetëbesim kundër tyre, ata janë ekip mjaftë e mirë, por ne nuk kemi çfarë të humbim, jemi kualifikuar në Legends Stage, tani presioni do të jetë shumë më i vogël, dhe vetëbesimi edhe më i madh”, u shpreh Halimi.

Ndërsa sa i përket ndeshjes së fundit kundër MIBR, ‘juanflatroo’ tha se çka ju ndihmoj të fitojnë ishte eksperienca. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Kalo në kategori