Përkundër se mori vetëm dy pikë nga dy ndeshjet e para, e sidomos dështimi për të fituar kundër Andorras, analistët e futbollit kosovar bëjnë thirrje që trajneri i Kombëtares së Kosovës Alain Giresse të mos shkarkohet.
Ata konsiderojnë se një ndryshim eventual në stol në këtë moment nuk do të sillte diçka pozitive.
Plepolli: Trajneri nuk duhet të shkarkohet, por t’i “ngrehen veshët”
Trajneri Arsim Plepolli konsideron se Giresse duhet të lejohet ta vazhdojë punën e tij, po thekson se dikush duhet t’ia “tërheq veshin” për rezultatet e dobëta në këto dy ndeshje.
“Me trajnerin ndoshta për momentin nuk jemi të kënaqur as ne, por tani sa është e qëlluar të vijnë trajneri menjëherë, të bëhet ndryshimi menjëherë…Me këtë trajneri tani nuk kemi çfarë të bëjmë, duhet ta lëmë deri në fund të shohim çfarë po bëhet por ne prapë nuk duhet ta humbim optimizmin sepse një rezultat i mirë më Romaninë, apo një rezultat i mirë, tani siç na befasoi ne Andorra, ndoshta mund ta befasojmë edhe ne Zvicrën…Por pak edhe trajnerit duhet veshët t’ia ngreh dikush sepse duhet t’i tregohet që Kosova meriton të shkojë tutje. Kanë kaluar kohët e ndeshjeve të mira apo të këqija.”, ka thënë Plepolli.
Plepolli: Zhvillimet në FFK kanë ndikuar te lojtarët
Tutje Plepolli ka thënë ka thënë për KosovaPress se në rezultatet negative të kombëtares mund të kenë ndikuar edhe zhvillimet e fundit brenda federatës, të cilat, sipas tij, është dashur të shmangen.
“Unë nuk e kam dëgjuar ndoshta në konferencë edhe Vedati pasi që e ka përmendur vet, kjo po tregon që diçka ka pasur aty brenda. Unë nuk e di se si munden lojtarët t’i atakojnë dy ditë para ndeshjes, nëse është e vërtetë, gjithmonë them sipas mediave që po shkruajnë…Unë jam për futbollin, ia dua të mirën futbollit sikur çdo sportist apo sikur çdo tifoz, ne duam rezultate, duam të shkojmë tutje. Prandaj, kjo nuk është dashur të ndodh para këtyre dy ndeshjeve sepse mendoj që ka ndikuar, sado pak ka ndikuar deshëm apo nuk deshëm.”, theksoi Plepollit.
Sermaxhaj: Nuk duhet ndryshuar trajneri në këtë moment
Edhe analisti Genc Sermaxhaj, thotë për KosovaPress se tani nuk është momenti i duhur për të marr vendim për ndryshimin e trajnerit të kombëtares, sepse kush do që të vie në vend të tij do ta ketë të vështirë të bëjë diçka më shumë.
“Unë nuk jam i mendimit që me të filluar kjo kampanjë, tashmë pas dy ndeshjeve të bëhet ndonjë shkarkim për trajnerin apo të ndryshohet diçka. Mendoj që deri në përfundim të këtyre kualifikimeve ky trajner duhet të qëndrojë dhe më pastaj duhet të mendohet për një trajner tjetër dhe është e detyrueshme që me të përfunduar ky kualifikim duhet ta ndërrojmë trajnerin sepse tashmë cili do trajner që të vijë tek Përfaqësuesja e Kosovës mund ta ketë të vështirë kualifikimin tutje sepse e dimë që kemi shumë ndeshje të tjera të vështira, do të luajmë me Romaninë dhe Zvicrën, dy kombëtare që tashmë i kanë bërë nga dy fitore dhe gjithçka është e vështirë për vazhdim.”, theksoi Sermaxhaj.
Sermaxhaj: Lojtarët nuk duhet të ndikohen nga ajo që ndodh jashtë fushës
Ai nuk e përjashton mundësinë që zhvillimet e fundit brenda federatës mund të kenë ndikuar negativisht, por ka shtuar se lojtarët duhet të mos merren me gjërat që ndodhin jashtë fushës.
“Sigurisht se kanë mundur të ndikojnë sepse të mos jetë Kryetari i Federatës të Kosovës prezent në stadium dhe në ngjarje të tjera të ditëve bashkë me futbollistët sigurisht se mund të ndikojë për në momentin që futbollistët futen në lojë dhe fillon ndeshja ata harrojnë gjithçka jashtë sepse ata janë të fokusuar në ndeshje dhe në performancën e tyre. Pra po mendoj që ka mundur të ndikojë por jo aq shumë sa që të barazohet me një kombëtare e cila është Andorra dhe që në të kaluarën kjo kombëtare, në ndeshjet si mysafir ka barazuar në dy, duke përfshirë edhe Kosovën tri, të tjera të gjitha i ka humbur.”, tha Sermaxhaj.
Begolli: Giresee të mbëtët deri në fund të këtyre kualifikimeve
Edhe pse thotë se është i pakënaqur me punën dhe rezultatet e trajnerit francez, trajneri Granit Begolli, thotë se ndryshimi eventual në stolin e kombëtares nuk do të sillte rezultate për shkak të kohës shumë të shkurtër që ka mbetur në dispozicion.
“Nëse nuk është larguar pas Ligës së Kombeve dhe atyre rezultateve jo të mira që i kishte dhe ka filluar kampanjën kualifikuese, unë besoj se tani duhet të qëndrojë për shkak se është kohë shumë e shkurtër dhe nuk mund të bëjmë eksperimente çdo vit ta ndryshojmë selektorin. Edhe nëse dështon, ta merr si faturë dështimi dhe të largohet për shkak se e kemi parë që nuk ka ndryshuar asgjë prej ardhjes së tij. Pas largimit të Challandes, Giresse nuk ka treguar asgjë, nuk vërehet ndonjë ndryshim i madh as në lojë, as në entuziazëm, as tek futbollistët që kanë ardhur, thuajsë është një fytyrë e njëjtë dhe po besoj që ka qenë e pritshme që nuk do të marrim diçka të madhe me këtë trajner.”, tha Begolli.
Ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024 Kosova do ta zhvillojë në Prishtinë kundër Romanisë më 16 qershor.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Bayern Munich hyn në garë për Granit Xhakën, i ofron super kontratë

Deklarohet gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve pasi UEFA nisi hetimet për sjelljen e tij

Gudogan ka marrë vendim final rreth të ardhmes

Barcelona do të përjashtohet nga Liga e Kampionëve për një vit?

Skandali Negreira kalon në një nivel tjetër

Interi prezanton sponsorin e ri të fanellave për finalen e Ligës së Kampionëve

AutoMita shpk

Shield Recruitment & HR SHPK

Telegrafi

Tregu.Biz

Scopic Software

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Borrell paraqet tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, 'dështimi i tyre do të ketë pasoja të rënda'

Kurti flet me zyrtarin e Shtëpisë së Bardhë dhe tre senatorë amerikanë, thotë të ndalet dhuna e grupeve të mbështetura nga Beogradi

AccuWeather me parashikim të detajuar për verën - çfarë moti e pret Ballkanin?

Trazirat në veri, Rama: Kurti e Osmani nuk kërkuan të konsultohen me mua - nuk jam baba i Kosovës

"1000 vjet në dy minuta" - gazetarja e CNN-it shpjegon historinë mes Kosovës dhe Serbisë

Kështu do të duket Real Madridi pa treshen Benzema, Modric dhe Kroos: Ancelotti do të bëjë tri transferime spektakolare