LAJMI I FUNDIT:

​Flamuri kombëtar zbukuron sheshin e Prishtinës

​Flamuri kombëtar zbukuron sheshin e Prishtinës

Muaji nëntor nuk është një muaj i zakonshëm për shqiptarët. I mbushur me festa kombëtare, ky muaj mbetet i veçantë sa i përket rëndësisë që ka për historinë e popullit tonë.

Dita e Flamurit, 28 Nëntori, shënohet pothuajse kudo që flitet shqip.


Me flamuj kuq e zi shihet i zbukuruar edhe Sheshi i Prishtinës nga ku shihet se është vendosur edhe një flamur i përmasave të mëdha.

Kjo datë në të cilin në vitin 1912 është shpallur pavarësia e shtetit shqiptar në katër vilajetet shqiptare, përbën edhe histori të tjera për shqiptarët.

Po ashtu shënon një kthesë historike për popullin shqiptar, sepse nga njëra anë mori fund sundimi gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane dhe në anën tjetër u hapën rrugët për zhvillim dhe emancipim shoqëror.

Përveç Ditës së Flamurit, Me 28 Nëntor është ditëlindja e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari dhe data kur UÇK doli për herë të parë publikisht, në vitin 1997 në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Kurti për 28 Nëntor do të vizitojë Vlorën, s'do të ketë mbledhje mes dy qeverive
Lexo po ashtu Kurti për 28 Nëntor do të vizitojë Vlorën, s'do të ketë mbledhje mes dy qeverive

Ndërkaq, ajo që bëri që UÇK-ja të bëjë publike aktivitetet, ishte vrasja e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci, dy ditë më parë nga forcat serbe, teksa deklarata e UÇK-së për paraqitjen e saj të parë publike u përgatit nga vetë ushtarët e saj.

Me ardhjen e këtyre festave, shihet edhe një lëvizje më e madhe e qytetarëve në rrugë e sheshe, të cilët kalojnë momente festive në ambiente në të cilat ata mësojnë edhe për historikun e këtyre festave.

Krejt këto bëjnë që emocionet e shqiptarëve në Kosovë në këto ditë nëntori të jenë të mëdha, dhe pothuajse çdo gjë merr ngjyrën e festës.

Kurse sa i përket festimeve në nderim të këtyre festave, institucionet e shtetit kanë organizuar disa aktivitete në mënyrë që të nderohen ata që me veprën e tyre mundësuan lirinë e pavarësinë e trojeve shqiptare.

Kjo është agjenda e festës së 28 Nëntorit nesër në kryeqytet

Për nder të festës së 28 Nëntorit, komuna e Prishtinës ka organizuar disa aktivitete të rëndësishme.

Më poshtë është agjenda e ngjarjeve në kryeqytet:

10:00 Seanca solemne në Kuvendin Komunal;

Respektimi i himneve;

– Himni i Kosovës – Himni i Shqipërisë;

– Dy pika muzikore;

10:10 Hapja e seancës nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Pëllumb Bajçinovci;

10:15 Fjala e ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj;

10:30 Fjala e kryetarit të Kryeqytetit, Përparim Rama;

10:45 Foto në grup 10:50 Përfundimi i seancës;

12:00 Libri dhumëngjyrësh- teatri “Dodona” Shfaqje për fëmijë;

12:30 Ecje e kryetarit përgjatë sheshit në festimet e Kryeqytetit;

13:00 Koncerti në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe shpalosja e flamurit – Performansë nga Nusret Muçiqi – Shpalosja e flamurit te hoteli “Grand” – Performansë nga grupi “Çamëria” – Performansë nga grupi “Labëria”

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori