Fjolla përplaset me Shkurtën, i jep sqarim për fjalën ‘ubicë’ dhe e provokon me twerk

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka shpërthyer një debat i ashpër mes Shkurta Haxhiut dhe Fjolla Morinës, pasi Shkurta kërkoi sqarime lidhur me përdorimin e fjalës “ubicë” nga ana e Fjollës.
Fjolla u justifikua duke thënë se shprehjen e kishte përdorur për mënyrën se si e kishte shikuar Shkurta, një shikim që ajo e quajti “vrasës”. Megjithatë, tensioni mes tyre nuk u qetësua dhe diskutimi vazhdoi.
“Po shumë keq, vrasëse, qysh më ke shiku. Ishalla të kanë kapur kamerat. Këtë fjalë e përdorin të gjithë, Shkurta, se e di ku po dëshiron të dalësh. Të gjitha gjuhët i di nga pak, edhe duhet t’i dish se të del punë. Me mua nuk mund të luash lojëra të tilla, viktimizime, harroje”, iu drejtua Fjolla.

Ajo shtoi gjithashtu: “Kishe nuk e di çka është… E di shumë mirë çka është, Shkurta, se mbiemrin nuk po ta di kush je. Nuk bën ta shikosh dikë ashtu kur është duke ngrënë bukë, oj shoqe”.
Pas këtij momenti, Fjolla u largua nga tavolina, ndërsa Shkurta vazhdoi të fliste. Morina u përpoq ta ndërpriste çdo përballje, duke i kthyer shpinën dhe madje duke bërë “twerk”, për t’i treguar se nuk dëshironte të vazhdonte debatin.
Shkurta këmbënguli që biseda të vazhdohej dhe i kërkoi Fjollës të mos shmangej:
“Mos më vendos mure. Ti je ajo që po ikën nga unë, jo unë nga ti. E di që je king, por nuk e di pse kingu po ikën, mos ik. Unë jam gëzuar që ke ardhur, të kam përqafuar dhe të kam uruar mirëseardhje. Mua nuk m’i vret sytë ti. Unë nuk të urrej ty hiç, se nuk i urrej njerëzit për asgjë, hiç, sikur ti”.
Por, Fjolla mbeti e palëkundur në qëndrimin e saj: “Ta bëj murin unë. Nuk ke shans ti me mua të debatosh dhe më lë rehat”.
Debati përfundoi me largimin e Fjollës, duke lënë pas një atmosferë të tensionuar në shtëpi. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com




























































