Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka bërë një urim për ndjekësit e saj në Instagram për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ajo ka publikuar një fotografi nga mbrëmja e së mërkurës, ku dukej të kishte përgatitur hallve, për të nisur kështu mbarë sipas traditës agjërimin.


Këngëtarja nga Prishtina ka treguar në intervistat e mëparshme se agjëron në muajin e Ramazanit dhe duket se njëjtë do të veprojë edhe këtë muaj.

fjolla1

“Një lutje e veçantë për fillimin e Ramazanit”, ka shkruar Morina në InstaStory, bashkëngjitur me një emoji i cili shkruante “Urime Ramazanin”.

Ky postim vjen pas një faze jo shumë të mirë të këngëtares në jetën e saj.

318622882 1062198451255158 6596338393777650970 n

Kjo pasi ajo pak javë më parë doli me një video publikisht duke akuzuar ish-partnerin e saj, nënë dhe vëllanë se kanë bashkëpunuar kundrejt saj.

Ajo madje ftoi një protestë për t’i dalë në mbrojtje asaj dhe vajzës së saj të vogël, por në protestë nuk u pa askush. /Telegrafi/

334562686 191907120138458 2113090749497843305 n