Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, po vazhdon të jetë e ndjekur dhe mjaft aktive në rrjete sociale.

Ajo numëron ndjekës të shumtë në Instagram, ndërkohë që sjell imazhe e video të ndryshme për fansat.


Së fundmi, artistja ka publikuar disa imazhe me një fustan të shkurtër ngjyrë ari.

Screenshot 1 76 Foto: Screenshot/Instagram

Stili i ri i flokëve dhe aksesorët ari rreth qafës e kanë bërë të duket edhe më tërheqëse.

Krijuesja e hitit “Trileqe” ka vënë në pah fizikun e formësuar, për të cilin komentohet mjaft shpesh.

E njëjta javë më parë është kthyer me projekt të ri muzikor pas një kohe të gjatë.

“Suppa Duppa” mban titullin kënga që e solli në bashkëpunim me Nushin dhe që u prit mirë edhe nga publiku. /Telegrafi/