LAJMI I FUNDIT:

FJALË DASHURIE

FJALË DASHURIE

Poezi nga: Jose Saramago
Përktheu: Faslli Haliti

Të harrojmë fjalët, fjalët:
të butat, kapriciozet, të dhunshmet,
të ëmbla mjaltë, ato të turpshmet,
me ethe, të uriturat dhe të eturat.


Të lemë që heshtja të japë një kuptim
që të pulsojë gjaku im në barkun tënd;
që fjalë ose bisedë kurrë të mos mund
të thotë dashuri në gjuhën e farës?