LAJMI I FUNDIT:

Fjala e mirë jo vetëm që hap dyer të hekurta, por sjell edhe më SHUMË seks!

Fjala e mirë jo vetëm që hap dyer të hekurta, por sjell edhe më SHUMË seks!

Nëse deri tani keni qenë të bindur që të jesh i sjellshëm assesi nuk shpaguhet, ky shkrim do t’ju bindë për krejtësisht të kundërtën.

Kur është fjala për lidhjen dashurore dhe seksin, njerëzit zakonisht joshen nga personat të cilët janë më agresivë më të vrazhdë dhe egoistë. Kjo pikërisht na lë përshtypje që “nuk shpaguhet të jesh i mirë”, transmeton Telegrafi.


Sipas një studimi më të ri të botuar në revistën “British Journal of Psychology”, të jesh i sjellshëm dhe i mirë është pikërisht njëra ndër cilësitë më seksi që një person mund t’i ketë.

Në studim kanë marrë pjesë 300 pjesëmarrës të cilët kanë qenë të studiuar hollësisht për karakteret dhe aktivitetet altruiste, siç janë gatishmëria për vullnetarizëm, dhënie gjaku, pjesëmarrje në aksione humanitare etj., si edhe për numrin e partnerëve seksualë që i kanë pasur.

Pra, imagjinoni – ata të cilët kanë pasur prirje altruiste kanë pasur më shumë partnerë seksualë nga ata të cilët nuk kanë pasur cilësi të ngjashme.

Natyrisht, studimin duhet marrë me kujdes, duke pasur parasysh që mjaft njerëz dëshirojnë të mendojnë për veten se janë më të mirë se që në të vërtetë janë dhe nuk u mungon qasje kritike për veprat vetjake. /Telegrafi/

ff