LAJMI I FUNDIT:

Fizikantët zhvillojnë “astrokombin” – çfarë funksioni mund të kryejë automjeti

Fizikantët zhvillojnë “astrokombin” – çfarë funksioni mund të kryejë automjeti

Planetët e rinj të ngjashëm me Tokën mund të zbulohen së shpejti pasi shkencëtarët kanë bërë një përparim teknologjik.

Fizikantët e Universitetit Heriot-Watt të Edinburg dhe të Kembrixhit kanë zhvilluar një mjet të quajtur “astrokomb” që mund të analizojë dritën e kaltër dhe të gjelbër të emetuar nga yjet.


Bëhet e ditur se “astrokombet” mund të zbulojnë dritën e një ylli të krijuar nga ekzoplanetët që rrotullohen në orbitë, duke zbuluar kështu potencialisht një të ngjashëm me Tokën, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Ato janë kufizuar kryesisht në pjesën e gjelbër dhe të kuqe të spektrit të dritës, por sistemi i ri ofron mundësinë për të zbuluar edhe më shumë sekrete hapësinore.

“Ky është një zhvillim vërtet emocionues që do të na mundësojë të studiojmë planetë më të vegjël në orbita më të gjata se kurrë më parë, me synimin për të zbuluar planetin e parë si Toka që rrotullohet rreth një ylli të afërt të ngjashëm me Diellin”, tha Dr. Samantha Thompson nga Kembrixhi.

Ndryshe, kjo teknologji po zhvillohet për teleskopin jashtëzakonisht të madh (ELT) i cili ndodhet në shkretëtirën Atacama të Kilit por ende është në ndërtim e sipër.

Teleskopi do të ketë një pasqyrë parësore 39 metra dhe do të jetë teleskopi më i madh për rreze infra të kuqe në botë.

Siç raportohet, në zhvillimin e “astrokombeve” po punon edhe ekipi i Mbretërisë së Bashkuar në Afrikën e Jugut dhe Ishujt Kanarie. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori