Gruaja nga New Hampshire, që fitoi lotarinë 559 milionë dollarëshe të muajit të kaluar, kërkon nga zyrtarët të mbetet anonime, me shpresën se kështu do të arrijë t’i shpëtojë mallkimit, të lidhur sipas saj me pasurinë e madhe që mbërrin në mënyrë kaq të befasishme.
Fituesja është përfshirë në një betejë të zgjatur ligjore për ta mbajtur të fshehtë emrin e saj, në një kohë kur organizuesit e lotarisë këmbëngulin se ligjet lokale kërkojnë të shpallet emri i fituesit, çmimi dhe qyteti, në mënyrë që publiku të mësojë se çfarë ndodh.
Por gruaja, edhe në dokumentet e paraqitura në gjykatë, e thekson se po përpiqet ta shmangë fatin e keq që ka pllakosur mbi disa fitues.
Në vitin 2006, 42-vjeçari Abraham Shakespeare nga Florida fitoi 17 milionë dollarë. Ai u vra 3 vite më pas nga DeeDee Moore, një grua që e vuri në shënjestër për paratë e tij.
Në vitin 1996, Jeffrey Dampier mori 20 milionë dollarë nga lotaria në Illinois. Ai jetoi i lumtur për disa vite, derisa në 2005-n u qëllua për vdekje nga kunata e tij, e cila donte ta zhvaste.
Doris Murray nuk i gëzoi dot 5 milionë dollarët e fituar në vitin 2007. I dashuri i saj e masakroi me thikë, sepse nuk binte dakord me mënyrën sesi donte ajo t’i shpenzonte paratë.
Deborah McDonald fitoi vetëm 5.000 dollarë përpara 8 vitesh, por edhe pse shuma ishte shumë e vogël krahasuar me të tjerët, as ajo nuk shpëtoi nga fati i keq. Rrugës për në shtëpi u godit nga një makinë dhe vdiq në vend.
Kur siguroi 31 milionë në lotarinë e Teksasit në vitin 1997, Billie Bob Harrell mezi priste të shijonte jetën e re dhe ishte shumë bamirës, por prej zemërgjerësisë së tij për të ndihmuar të huajt, familja u detyrua disa herë të ndërronte shtëpi e numra telefoni. Situata e krijuar e çoi drejt divorcit e në fund, dy vite pasi kishte marrë paratë vrau veten. /topchannel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë
Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?
Çfarë nuk shkon me këtë shtëpi - kjo foto ngatërroi shumë dhe u bë hit për një detaj
Nigeriani shënon rekord të ri botëror duke luajtur shah pa ndërprerje për 58 orë
Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa "fluturon në ajër"
Pas seksit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel