LAJMI I FUNDIT:

Fituesi i lotarisë nga emocionet harron çmimin në një dyqan amerikan

Fituesi i lotarisë nga emocionet harron çmimin në një dyqan amerikan

Një burrë nga Iowa e SHBA-së ishte aq i emocionuar për çmimin prej 500 mijë dollarëve që e kishte fituar nga një biletë lotarie, sa që ai e la aksidentalisht çmimin në dyqan.

Kevin Frey “u pushtua” nga emocionet kur e mori vesh se e kishte fituar çmimin kryesor.

“Unë po dridhesha shumë atëherë”, tha Frey, duke nxituar ta thërrasë familjen e tij në parking.


“Isha aq i emocionuar dhe i tronditur sa lashë biletën brenda dyqanit dhe dola te vetura e fillova t’i telefonoja të gjithëve, gruas sime dhe të gjithë të tjerëve”, tha ai.

Frey e kuptoi se nuk e kishte biletën vetëm kur djali i tij i kërkoi të dërgonte një foto të saj, transmeton Telegrafi.

“Dhe më pas e kuptova, nuk e kam! Është në dyqan. Fatmirësisht, unë isha ende në parkingun e dyqanit dhe vrapova përsëri brenda dhe i kërkova punonjëses biletën”, shpjegoi Frey.

Bëhet e ditur se paratë e fituara amerikani do t’i shpenzojë gjatë pensionimit të tij. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
Videoja që po bën bujë në rrjete sociale - djali bën ushtrime fizike në kabllot e rrymës

Videoja që po bën bujë në rrjete sociale - djali bën ushtrime fizike në kabllot e rrymës

Virale
Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta -

Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta - "pse nuk ke kostume normale?"

Interesante
Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Gjurmë masive të dinosaurëve zbulohen në një plazh në Angli

Gjurmë masive të dinosaurëve zbulohen në një plazh në Angli

Interesante
Zbulimi i Stephen Hawking dy javë para vdekjes

Zbulimi i Stephen Hawking dy javë para vdekjes

Kalo në kategori