Bashkëshortët nga Lituania, kanë fituar për herë të dytë në garën e bartjes së gruas në shpinë.

Derisa mbajnë gratë në shpinë, burrat duhet të kalojnë me shpejtësi nëpër shtigje të ndryshme, përfshirë edhe pengesat, si dhe të kalojnë nëpër një pishinë me ujë deri në bel, transmeton Telegrafi.

Vetëm një çifti që del i pari, do të shpërblehet me litra birre, aq sa është edhe pesha trupore e gruas fituese.

Shumë çifte nga mbarë bota, kanë marrë pjesë në garën e përvitshme që zhvillohet në Sonkajarvi të Finlandës, shumë afër Helsinkit.

Në pozitën e dytë, ka dalë një çift nga Finlanda, që për gjashtë vite, ishin fituese të kësaj gare të këndshme. /Telegrafi/