LAJMI I FUNDIT:

Fituan 760 milionë dollarë për dy vite, kapet grupi më i madh kriminal në Evropë – u konfiskohen diamante, ari, vetura e para (Video)

Fituan 760 milionë dollarë për dy vite, kapet grupi më i madh kriminal në Evropë – u konfiskohen diamante, ari, vetura e para (Video)

Një nga grupet më të mëdha kriminale në Evropë, që kishin gisht në tregtinë e lëndëve narkotike, pastrim parash, vrasje dhe vjedhje, është shpartalluar ka njoftuar sot policia evropiane Europol, raporton CNN.

Vlerësohet se rrjeti kriminal që është udhëhequr nga lituanezët dhe shtetas tjerë të vendeve të BE-së, kanë fituar në mënyrë të kundërligjshme 760 milionë dollarë gjatë periudhës 2017-2019, transmeton Telegrafi.


Gjatë 15 dhe 16 majit, policia ka bastisur 40 shtëpi dhe ka arrestuar 22 persona të dyshimtë nga katër vende, kurse gjatë bastisjeve kanë marrë pjesë më shumë se 450 policë dhe doganier nga Lituania, Polonia, Britania e Madhe dhe Spanja.

Gjatë këtij aksioni policor janë konfiskuar rreth nëntë milionë dollarë (para kesh), diamante, shufra të arta, stoli të ndryshme si dhe vetura luksoze.

Operacioni i koduar “Akullthyesi” ka dhënë rezultate të mëdha pas hetimeve që kishin filluar qysh në vitin 2016. Si shef i kësaj grupe kriminale konsiderohet se është një lituanez 48-vjeç, që ka mbikëqyrur kontrabandimin e drogave, cigareve në Britani të Madhe si dhe pastrimin e parave nëpër Poloni.

E pasi që paratë ishin pastruar nëpër këmbimore, ato ishin investuar në patundshmëri në Spanjë dhe vende tjera. E sipas dokumenteve të Europoli nga viti 2017 në BE janë nën hetime rreth 5 mijë grupe ndërkombëtare kriminale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori