Fitore të mëdha të Spurs në vazhdime, Irving 43 pikë në fitoren ndaj Atlantas (Video)


San Antonio Spurs ka triumfuar ndaj New Orleans Pelicans vetëm pas vazhdimeve me rezultat 101-98, kurse Cleveland Cavaliers në një ndeshje shumë atraktive triumfoi ndaj Atlanta Hawks me rezultat 135-130.
Spurs pati më shumë probleme se ç’ishte pritur, e këtu sigurisht ndikoi dyshja Davis dhe Cousins.
Por, Leonard realizoi 31 pikë në këtë duel duke treguar formën e lartë të tij, teksa Anthony Davis shtoi 29 pikë tjera, përcjellë nga J-Rue Holiday me 26 pikë.
Te Cleveland Cavaliers shkëlqeu Kyrie Irving me 43 pikë e nëntë asistime, kurse LeBron James ishte aty pranë me 38 pikë 8 asistime dhe 13 kërcime duke qenë afër një triple double fantastik.
Ndeshja për Cavs ishte më e vështirë se ç’ishte pritur, por dyshja e madhe bëri të veten pasi u ndihmuan pak nga bashklojtarët.
Në ndeshjet tjera, Bostoni mposhtin LA Lakers në transfertë, kurse Phoenix befasoi Oklahomen. Dallasi mposhti Memphisin, kurse Toronto ia tregoi dhëmbët Washingtonit në Verizon Arena. /Telegrafi/




































