LAJMI I FUNDIT:

Fiton xhekpotin e dytë, burri nga Michigan thyen rekord

Fiton xhekpotin e dytë, burri nga Michigan thyen rekord

Një burrë nga Michigan fitoi xhekpotin e tij të dytë të madh nga loja shtetërore e lotarisë Club Keno The Jack, dhe vendosi një rekord të ri.

Dan Housler, 62 vjeçar, nga Portage, u tha zyrtarëve të Lotarisë së Miçiganit se ai është një lojtar i shpeshtë i Club Keno The Jack.


“Unë luaj Club Keno The Jack kur çmimi shkon në rreth 100,000 dollarë,” deklaroi ai. “Kam qenë me fat në të kaluarën dhe kam fituar një çmim prej 239,074 dollarësh disa vite më parë”, vazhdoi Dan, raporton UPI, përcjell Telegrafi.

Housler së fundi e luajti lojën në Fletcher’s Pub nr. 2 në Oakland Drive në Kalamazoo dhe numrat e tij The Jack përputheshin me tetë nga 20 numrat e Club Keno në tërheqjen e fundit.

“Bleva biletën time dhe shkova në shtëpi nga Fletcher’s”, bëri të ditur Housler. “Kur arrita atje, kontrollova biletat e gruas sime dhe të miat. Në biletën time të tretë, ‘konfeti’ u shfaq në ekranin e aplikacionit dhe me të edhe çmimi i fituar”, shtoi ai.

“U befasova shumë. Nuk kam parë kurrë kaq shumë para menjëherë në jetën time”, ishin fjalë e Dan Housler.

Bileta i dha atij një çmim prej 503,254 dollarësh, xhekpoti më i madh në historinë e lojës. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
Babai bën akrobacione me foshnjën, mjekët paralajmërojnë se lëvizje të tilla mund të shkaktojnë lëndime në tru

Babai bën akrobacione me foshnjën, mjekët paralajmërojnë se lëvizje të tilla mund të shkaktojnë lëndime në tru

Interesante
Kalo në kategori