LAJMI I FUNDIT:

Fitoi zgjedhjet në Holandë, por po i dështojnë negociatat një pas një për formimin e qeverisë

Fitoi zgjedhjet në Holandë, por po i dështojnë negociatat një pas një për formimin e qeverisë

Partia qendrore e Holandës, NSC u tërhoq nga negociatat për formimin e një qeverie të shumicës, duke komplikuar detyrën e politikanit të ekstremit të djathtë, Geert Wilders për të formuar një koalicion.

Partia NSC fitoi 20 vende në zgjedhjet e 22 nëntorit, të cilat u fituan nga Partia nacionaliste e Lirisë (PVV) e Wildersit.

NSC u konsiderua një partner i rëndësishëm për formimin e një koalicioni që do të kishte shumicën në parlamentin holandez prej 150 vendesh, raporton politico.


Profetin Muhamet e quajti pedofil, adhuron Orbanin - kush është Geert Wilders, partia e të cilit fitoi zgjedhjet në Holandë?
Lexo po ashtu Profetin Muhamet e quajti pedofil, adhuron Orbanin - kush është Geert Wilders, partia e të cilit fitoi zgjedhjet në Holandë?

Wilders, i cili fitoi një të katërtën e votave në zgjedhje, ka negociuar që nga fundi i nëntorit me NSC-në, si dhe me partinë e qendrës së djathtë VVD të kryeministrit në largim, Marko Rutte dhe partinë e fermerëve BBB.

Në një letër drejtuar anëtarëve të partisë, kreu i NSC Pieter Omtzigt tha se i konsideronte negociatat të përfunduara. “Tepër zhgënjyese. Vendi e do këtë koalicion, nuk e kuptoj fare”, tha Wilders në një deklaratë.

Pengimi për NSC ishin financat, tha Ronald Plasterk, ndërmjetësi në bisedimet e koalicionit. Ky veprim ndërlikoi më tej negociatat tashmë të vështira për Wildersin. Nëse nuk mund të krijohet koalicioni, zgjedhjet e reja janë opsioni i fundit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Botë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Botë
Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Botë
Trump refuzon të tregojë nëse do t'i kërkojë falje Zelenskyt

Trump refuzon të tregojë nëse do t'i kërkojë falje Zelenskyt

Botë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë përshkruan takimin e tij tre-orësh me presidentin francez në Paris

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë përshkruan takimin e tij tre-orësh me presidentin francez në Paris

Evropa
Kalo në kategori