LAJMI I FUNDIT:

Fitoi veturë se nuk mungoi asnjë ditë në shkollë

Fitoi veturë se nuk mungoi asnjë ditë në shkollë

Një nxënëse e shkollës së mesme është shpërblyer me një veturë të re Toyota Scion, pasi arriti që të mos mungojë në shkollë për asnjë ditë të vetme gjatë katër vjetëve.

Stormy Brewer është zgjedhur si fituese në mënyrë të rastësishme përmes programit “Paguhet për të qëndruar në shkollë”.


Çdo vit shkollor sfida i ofrohet shkollave lokale dhe këtë vit 1.200 studentë nënshkruan për të marrë pjesë në këtë test. Nga ky numër rreth 240 ishin të suksesshëm dhe emrat e tyre ishin vendosur në kapelë, transmeton Klan Kosova.

Nga aty më pas është përzgjedhur një fitues, derisa 55 studentë u shpërblyen me bursa 1.000 dollarëshe.