Një ndërtues i cili fitoi lotarinë prej 76 milionë funte në nëntor të vitit të kaluar tanimë ka blerë gjashtë supervetura.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Andrew Clark dhe partnerja e tij Trish Fairhurst, nga Boston në Lincolnshire, arritën fitimin e 12-të më të madh në Britani të Madhe pas blerjes së biletës së lotarisë.


aa1 1

Kështu, siç thuhet tutje, ai ka shpenzuar 660,000 funte nga fitimet e tij duke blerë vetura luksoze, përfshirë edhe një Porsche 911 Turbo në vlerë prej 121,000 funte, si dhe një McLaren në vlerë prej 128,055 funtesh.

aa2 1

Por Trish do të vazhdojë ta drejtojë Nissan Qashqain prej 20,000 paund, të cilën ajo e bleu pas fitimit të EuroMillions në nëntor të vitit të kaluar.

Ndryshe, Clark kishte vozitur për gjashtë javë furgonin e tij, pa e ditur se në kapakun e tavanit, e ka tiketën e lotarisë me të cilën ka fituar lotarinë multimilionëshe.

aa3 1

Clark që e konsideron vetën si ‘njeriu që gati i humbi milionat’ as që i shkonte mendja ta shikonte tiketën, derisa e bindi e dashura Trisha Fairhust.

aa4 1

Gjithçka ndodhi, në kohën kur po vinte koha e fundit që një fitues ta pranonte fitoren, përndryshe do kalonte afati dhe mund të humbiste.

aa5

“Ajo do të ketë të gjitha gjërat që i dëshiron, gjatë tërë jetës së saj”, ka thënë Clark, për të dashurën e tij, që e bindi ta shikonte tiketën.

aa6

Përveç veturave të shtrenjta, me paratë e fituara, ai bleu një shtëpi me katër dhoma gjumi. /Telegrafi/