LAJMI I FUNDIT:

Fitoi çmimin prej 1 milion dollarësh, ‘mësuesi më i mirë në botë’ tha se gjysmën do ta ndajë me nëntë finalistët tjerë

Fitoi çmimin prej 1 milion dollarësh, ‘mësuesi më i mirë në botë’ tha se gjysmën do ta ndajë me nëntë finalistët tjerë

Çmimi Global i Mësuesit të këtij viti i është dhënë Ranjitsinh Disale për punën e tij që ka ndihmuar vajzat, shumica nga komunitetet e varfra fisnore, në një shkollë fshati në Indinë perëndimore.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, ai u zgjodh nga 12,000 të nominuarit nga më shumë se 140 vende të botës.


Mësuesi indian u shpall nga aktori i njohur Stephen Fry si fituesi i Çmimit Global të Mësuesit 2020 në një ceremoni virtuale të transmetuar të enjten nga Muzeu i Historisë Natyrore në Londër.

Disale menjëherë njoftoi se do të ndante gjysmën e parave të çmimit prej 1 milion dollarë me nëntë finalistët e tjerë.

Vendimi i tij do të thotë që 55,000 dollarë do të shkojnë për secilin nga nëntë finalistët e tjerë nga vende të tjera përfshirë Italinë, Nigerinë dhe Korenë e Jugut.

Disale është fituesi i gjashtë i çmimit, themeluar nga Fondacioni Varkey dhe jepet në partneritet me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).

Ai ka thënë se pandemia globale e coronavirusit kishte treguar rëndësinë e arsimit për komunitetet.

“Në këtë kohë të vështirë, mësuesit po japin më të mirën e tyre për t’u siguruar që çdo nxënës të ketë të drejtën e tij për një arsim të mirë”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori