LAJMI I FUNDIT:

Fitoi betejën kundër COVID-19, britaniku lirohet nga spitali pas 306 ditëve – 67 prej tyre i kaloi në respirator

Fitoi betejën kundër COVID-19, britaniku lirohet nga spitali pas 306 ditëve – 67 prej tyre i kaloi në respirator

Avokati i pensionuar Jeffrey Woolf është kthyer në shtëpi pasi i kaloi 306 ditë në spitalin që ishte vendosur në javët e para të pandemisë – pasi që ishte zbuluar se është infektuar me coronavirus.

Besohet se ky britanik 74-vjeç, ka kaluar kohën më të gjatë në spital gjatë procesit të shërimit nga COVID-19, transmeton Telegrafi.


Ai në një moment ka qenë aq në gjendje të rëndë shëndetësore sa që mjekët i telefonuan djemve të tij që të përshëndeten me të, megjithatë ai është zgjuar në mënyrë të befasishme në korrik të vitit të kaluar.

E pasi u lirua nga reparti i kujdesit intensiv në spitalin Willington, është dërguar për shërim në spitalin mbretëror për neuro-invaliditet, për shkak të dëmtimit të trurit pas infektimit me coronavirus që i ka shkaktuar paralizën e pjesshme të trupit.

“Personeli mjekësor në të dy spitalet ka qenë i mrekullueshëm, Jam i lumtur që po kthehem në shtëpi pas një kohe të gjatë. Për mua kjo ditë edhe e ngjashme me atë të lirisë. Ta dini që më së shumti po i gëzohem patatinave dhe specialiteteve të mia të preferuara”, ka deklaruar Ëolf.

Si avokat i pensionuar ka qenë jashtëzakonisht aktiv, ka ushtruar dhe ka pasur një sërë hobish dhe nuk ka pasur probleme shëndetësore.

E infektimi me COVID-19 i tregoi anën e errët, kështu mjekët fillimisht u thanë fëmijëve të tij se bëhet fjalë për meningjit.

Faza e parë e shërimit të tij ka zgjatur 127 ditë, ku 67 prej tyre i kaloi në respirator. E nga spitali është përcjell me duartrokitje, ku më pas është dërguar për rehabilitim në neurologji. Në rehabilitim i kaloi 179 ditë tjera, kurse dje është liruar në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë 'të mire' i solli Netanyahut sulmi i Iranit ndaj Izraelit?

Çfarë 'të mire' i solli Netanyahut sulmi i Iranit ndaj Izraelit?

Azia
Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Serbia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Botë
Një rreze X zbuloi një

Një rreze X zbuloi një "masë të pazakontë" në trurin e një vajze: Mjekët nuk mund ta besonin atë që po shihnin, operohet urgjentisht tetëvjeçarja

Azia
Përfundon takimi i kabinetit të luftës, zyrtari izraelit tregon se çfarë do të bëjnë momentalisht me Iranin

Përfundon takimi i kabinetit të luftës, zyrtari izraelit tregon se çfarë do të bëjnë momentalisht me Iranin

Azia
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Azia
Kalo në kategori