LAJMI I FUNDIT:

Fitnes për çdo ditë

Fitnes për çdo ditë

Nuk keni kohë për fitness? Nuk keni hapësirë të mjaftueshme për ushtrime? Mos u brengosni!

Merita Humolli
IFA Personal Trainer
045 27 57 57
Fitness Gym Prishtina 

Ushtrime të vogla

Përnjëherë, krejt papritur, ju kaplon një ndjenjë brejtjes e ndërgjegjes, sepse e kuptoni se tashmë një kohë të gjatë nuk keni bërë asgjë për trupin tuaj. Pikërisht ndjeheni tërësisht e shkallmuar dhe e vetmja gjë që mund t’ju kthejë elanin është kombinimi i vërtetë i ushtrimeve.

Lëvizni

Mënyra më e shpejtë dhe më e thjeshtë që t’i rregulloni të gjitha pikat më problematike femërore: prapanicën dhe kërdhokullat.

1. Shkallët apo shtrati i ulët janë ideale për ushtrime aerobike. Me secilën këmbë i bëni nga 20 hapa.

2. Tashmë e ka kapluar trupin tuaj një energji e madhe – dëshironi akoma? Mbajini duart në harmoni me lëvizjet e këmbëve; ata që janë më të shkathët mund të kombinojnë ushtrimet me qitjen e duarve mbi kokë.

Hapi është edhe një ushtrim për pjesën e poshtme të trupit

1. Qiteni këmbën e djathtë përpara. Të dyja këmbët duhet të jenë të lakuara në gju, mirëpo në atë mënyrë që kërdhokulla të jetë në pozitë horizontale. Pjesën e epërme të trupit tërë kohën duhet mbajtur në pozitë vertikale.

2. Drejtohuni dhe këtë ushtrim përsëriteni 15 herë.

Dhoma e vogël

Trupi ju është i tendosur shumë pas punës dhe qëndrimit në këmbë. Mezi pritni që të relaksoheni pak, mirëpo dhoma juaj është e ngushtë. Mos u brengosni!

Me pak kreativitet ju mund ta shndërroni atë në një ushtrimore të këndshme. Ushtrimet në hapësira minimale mundësojnë efekt maksimal.

Pompat janë të shkëlqyeshme për formimin dhe forcimin e gjoksit, bicepsit dhe krahëve.

1. Kthehuni me fytyrë nga muri, por në distancë të duarve tuaja. Mbështetini shuplakat për mur në lartësinë e krahëve.

2. Bëni pompat duke u mbështetur me duar për muri ose shkallë. Merrni frymë derisa i drejtoni krahët dhe assesi mos i shtangoni; pompat duhet të jenë elastike dhe të ngadalshme. Këto ushtrime i bëni në tri seri nga dhjetë herë.

Ulja galiç

Uljet galiç veprojnë në muskujt e gjatë të këmbëve dhe të prapanicës, ndërsa karriga e lehtëson presionin në gjunjë.

1. Uluni në shputa në distancë të gjerësisë së kërdhokullave.

2. Me duar të kryqëzuara ngrijuni ngadalë, duke marrë frymë derisa jeni duke u ngritur dhe duke qitur frymën jashtë derisa jeni duke u ulur. Bëni tri seri me nga 10 galuce.

Koha për ushtrime në vendin e punës

E keni kurdisur orën që t’ju rikujtojë se duhet të bëni ushtrime në natyrë. Dyshojmë. Ju punoni me orar të plotë dhe keni shumë punë. Andaj, është mirë të mendoni se pauza e mëngjesit është kohë ideale për ushtrime!

Në qoftë se ushtroni në mesditë, do të përmirësoni edhe të mbajturit mend, do të zvogëloni stresin dhe do të jeni më kreativë. Nuk është e thënë që ajo të jetë një “hard” aerobik. Madje, edhe tri herë nga dhjetë minuta ecje do t’i ndihmojë shëndetit tuaj.

Përkulja përpara

Ndieni marramendje nga qëndrimi i gjatë ulur pranë kompjuterit? Ky ushtrim do të zgjidhë shtangimet e krahëve dhe do t’i forcojë unazat e qafës.

1. Qëndroni vertikalisht me shputat në distancë të kërdhokullave dhe lakojini ngadalë gjunjët.
2. Mbështetuni për muri.
3. Uleni kokën përpara derisa pesha e saj t’ju tërheqë teposhtë. Duart i lironi, gjithashtu. Merrni frymë.
4. Pasi që të keni nxjerrë frymën jashtë, drejtohuni ngadalë. Përsëriteni këtë ushtrim gjashtë herë.

/Telegrafi/