LAJMI I FUNDIT:

“Fitch Ratings” përmirësoi rejtingun kreditor për Maqedoninë

“Fitch Ratings” përmirësoi rejtingun kreditor për Maqedoninë

Agjencia “Fitch Ratings” ka rritur rejtingun kreditor të Maqedonië nga BB në BB+, që sipas Ministrit të Financave, Dragan Tevdovski paraqet rritjen e parë pas 13 vitesh duke pranuar kështu rezutaltet e punës së bërë.

Tevdovski tha se rejtingu kreditor i një vendi tregon shkallën e rrezikut të investimeve, si një nga indikatorët kyc që marrin parasysh investitorët gjatë vendimit për të investuar kapitalin e tyre.


“Natyrisht, kjo do të ketë një ndikim pozitiv tek investitorët që do të marrin vendime për të investuar këtu për të hapur biznese, do të ketë ndikim në rritjen e eksporteve, hapjen e vendeve të punës ,për ngritjen e pagave, për të rritur standardin ekonomik kryesisht për qytetarët dhe për të pasur një rritje më të madhe ekonomike. Gjithashtu rritja e rejtingut kreditor do të ndikojë në reduktimin e kostove të borxhit të shtetit”, deklaroi Dragan Tevdovski.

Në raportin e agjencisë “Fiç” theksohet se standardet e përmirësuara të qeverisjes mbështesin zbatimin e reformave dhe rrisin besimin se vendi nuk do të kthehet në krizën politike mes viteve 2014 dhe 2017.

Këshilltari i ministrit të financave, Rilind Kabashi tha ndërkohë se Agjencia “Fiç” projektime të ngjashme me ato të Ministrisë së Financave edhe sa i përket rritjes ekonomike dhe çështjeve tjera përfshirë edhe borxhit shtetëror.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori