Fisnik Ismaili i ‘përshëndet’ reperat me një ‘diss’ (Foto)

Përleshja e armatosur mes dy reperëve Cozman dhe Noizy, nuk ka mbet pa u komentua edhe nga Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili.
Fisniki është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe me këtë rast ai ka ndarë pak nga koha e tij dhe i ka kushtuar reperave një ‘diss’.
“O giliptera, që i thuni vetes repera, gangstera, Mos u bani lahpera, si thmi t'kapt n'gilindera. Ju as s'dini me repovatë, o të ngratë, Folni n't'thatë, ditë e natë, po fort po ju marr inat. Kur p'i ngrehni dy vija e po nxjerrni alltija si thmija, Keni ba kerre e shpija, a s'paguni tatime as për rroga t'mia. E keni ba fet, po ju thotë qeky deputet, Tuj ba pare let, me klika n'internet. Bre bala, që shitni krala, e po bahni zdrala, Qe, me nji status frymën jau ndala! *drops microphone*”.
Vlen të theksohet se nga kjo përleshje është plaguar reperi i grupit OTR, ‘Varrosi’, ndërsa Cozman do të mbahet në polici për 48-të orë. /Telegrafi/



















































