Roberto Firmino ka vendosur të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni.

Braziliani është pjesë e The Reds që tetë vite dhe më në fund ka vendosur për një aventurë të re në karrierën e tij.


Por pasi ka vendosur të largohet nga Anfield, Firmino duket se ka vendosur edhe për skuadrën e tij të re.

roberto firmino liverpool getting field 797585238

Tabloidi anglez Daily Mail ka raportuar se braziliani ka gjetur tanimë marrëveshje me Barcelonën ku do t'i bashkohet në fund të sezonit si futbollist i lirë.

31-vjeçari do të nënshkruaj një kontratë tre vjeçare me gjigantin katalunas që e ka fituar garën për Firminon me disa skuadra të tjera evropiane.

Roma, Atletico Madrid, Inter, Borussia Dortmund e Bayer Munich ishin skuadrat e tjera që kishin shfaqur interesim për brazilianin.

Firmino këtë edicion është paraqitur në 33 ndeshje me Liverpoolin, ku ka realizuar 11 gola e ka asistuar në pesë të tjerë. /Telegrafi/

telegrafi sport app