LAJMI I FUNDIT:

Finlanda thotë se Izraelit i ka mbaruar koha për vetëmbrojtje

Finlanda thotë se Izraelit i ka mbaruar koha për vetëmbrojtje

Ministrja e Jashtme finlandeze, Elina Valtonen, duke bërë thirrje për një armëpushim në Gazë, tha se Izraeli nuk mund të pretendojë më se veprimet e tij janë vetëm vetëmbrojtje.

Gjatë një interviste për gazetën gjermane RedaktionsNetzwerk Deutschland, Valtonen tha se në territoret palestineze nevojitet një armëpushim i menjëhershëm humanitar së bashku me një rritje urgjente të ndihmës.

E pyetur nëse Izraeli mund të pretendojë ende se sulmet e tij janë vetëmbrojtje, ajo tha se “Izraeli sigurisht që ka të drejtën e vetëmbrojtjes sipas ligjit ndërkombëtar, por koha për vetëmbrojtje të menjëhershme ka mbaruar”.


“E them shumë qartë: Mjaft është mjaft”, shtoi ajo, raporton skynews.

Gjithashtu, ministrja finlandeze tha se mungesa e ushqimit, ujit të pijshëm, dhe rritja e numrit të viktimave civile, kanë ardhur si rezultat i veprimeve të shtetit izraelit.

Ndryshe, Finlanda e ka dënuar Hamasin pas sulmeve të 7 tetorit, duke theksuar se Izraeli kishte të drejtën e vetëmbrojtjes, por gjithmonë duke e respektuar ligjin ndërkombëtar humanitar në sulmet e tij ndaj grupit militant. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Evropa
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin

Azia
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori