LAJMI I FUNDIT:

Finalizohet projekti i pistës së ANP ‘Adem Jashari’, zgjatet për 540 metra

Finalizohet projekti i pistës së ANP ‘Adem Jashari’, zgjatet për 540 metra

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është finalizuar projekti i zgjatës së pistës dhe ngritjes se kapacitetit të ndriçimit.

Pista është zgjatur nga 2,500 metra në 3,040 metra.


Ministri i Mjedisit, Planifikimit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se është një moment i rëndësishëm meqenëse përfundimi i këtij projekti ka ndikim në transportin ajror në vendin tonë dhe krijon kushte për të ardhmen për transport të mallrave.

Aliu po ashtu tha se tashmë më instalimin e sistemit të teknologjisë më të lartë të parashikimit të motit mundësitë për anulim të fluturimeve janë zvogëluar.

“Projekti tashmë është i finalizuar dhe është operacional dhe janë instaluar edhe pajisjet e sofistikuara për aterim. Kemi të instaluar sistemin e ri të navigimit, është bërë trajnimi për shfrytëzim. Është instaluar aterimi përmes navigimit me instrumente ILS, është instaluar edhe sistemi meteorologjikë. Aeroporti i Prishtinës është tash në nivel të konkurrueshmërisë në rajon. Pista e këtij aeroporti është më e përshtatshme se aeroportet të regjioneve dhe sa u përket sistemeve të avancuara 3B nga sistemi dy që e kemi pasur më parë është një renditje e lartë”, tha Aliu.

Gjenerali i KFOR-it, Ferenx Kajari tha se aeroporti i Prishtinës ka krijuar një infrastrukturë shumë të mirë dhe ka avancuar në këtë hapësirë duke zgjeruar pistën dhe përmirësimet e infrastrukturës janë hap pozitivë për aviacionin në Kosovë dhe në përgjithësi për regjionin e Ballkani.

Ndërsa, drejtori i Operimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Gokmen Aritay tha se është krenar për realizimin e këtij projekti.

“Jemi krenar që tashmë kemi arritur të finalizojmë këtë projekt, dhe se do kemi mundësi të zhvillojmë transportin ajror”, ka përfunduar ai. /KP/