LAJMI I FUNDIT:

Filmon veten duke detyruar bijën e vogël të pi cigare, arrestohet nga policia saudite (Video)

Filmon veten duke detyruar bijën e vogël të pi cigare, arrestohet nga policia saudite (Video)

Një video që është duke qarkulluar në internet ka shkaktuar një lumë reagimesh të ashpra, pasi në të shfaqet një baba i cili filmon veten dhe detyron vajzën e vogël të pi cigare.

Videoja që besohet të jetë filmuar nga babai i vogëlushes, shihet se si ia vë në gojë cigaren bijës së tij të vogël, transmeton Telegrafi.


Ngjarja është filmuar në Arabinë Saudite, ku vogëlushja gjykuar sipas pamjes nuk i ka më shumë se dy apo tri vjet.

Në video dëgjohet babai i papërgjegjshëm të vogëlushes duke e pyetur nëse dëshiron më, por pasi pamjet u bënë virale dhe u shikua nga më shumë se 226 mijë persona, policia ka filluar hetimet dhe ka lëshuar urdhër arrest për babanë.

Mediat lokale raportojnë se tri ditë pas kësaj ngjarje ai është arrestuar nga policia, por nuk dihet saktësisht se çfarë akuza rëndojnë mbi të.

Prokuroria e Arabisë Saudite ka lëshuar një deklaratë për media ku dënon veprimin e këtij burri, duke shtuar se në vend se të ishte model për të miturit, me këtë gjest inkurajon të rinjtë të ndjekin rrugë të këqija. /Telegrafi/