LAJMI I FUNDIT:

Filmohet momenti kur kamioni që lëvizte me 80 kilometra në orë përplaset në urë, pasi kishte tejkaluar lartësinë e lejuar (Video)

Filmohet momenti kur kamioni që lëvizte me 80 kilometra në orë përplaset në urë, pasi kishte tejkaluar lartësinë e lejuar (Video)

Shoferi i një kamioni që ishte pranë timonit duket se kishte neglizhuar shenjat e komunikacionit, për faktin se është përplasur keq në një urë derisa po lëvizte me shpejtësi të madhe pasi ishte më i lartë sesa ura.

Kamioni po lëvizte me 80 kilometra në orë në një autostradë në pjesën perëndimore të Australisë, kur u përplas keq në urë duke mos i përfill paralajmërimet në shenjat e komunikacionit, se nuk duhet të kalojnë kamionët më të lartë sesa që shkruan në paralajmërim, transmeton Telegrafi.


Por duket se problemi kryesor ishte makineria gjigante që ishte vendosur mbi kamion, dhe kishte tejkaluar limitin e lejuar të lartësisë së kamionit që të futet në këtë urë.

Përpos dëmeve materiale, për fat të mirë asnjë prej shoferëve të veturave që në ato momente ishin afër kamionit që u përplas nuk janë lënduar. Megjithatë, kjo video duhet të shërbej si paralajmërim se kurrë nuk duhet neglizhuar shenjat paralajmëruese të komunikacionit. /Telegrafi/