Filmi "Michael" thyen rekord, arrin afro 650 milionë euro fitime globale

Filmi biografik "Michael" ka kaluar shifrën prej rreth 646 milionë euro në arkëtimet globale.
Vetëm gjatë fundjavës së fundit fitoi rreth 53 milionë euro në 83 tregje ndërkombëtare dhe u rikthye në vendin e parë në 'box office'.
Në ShBA ka fituar afërsisht 259 milionë euro, ndërsa jashtë SHBA-së rreth 387 milionë euro.
- YouTube www.youtube.com
Meqë filmi ende nuk është shfaqur në Japoni, pritet që të tejkalojë edhe "Bohemian Rhapsody", i cili kishte arkëtuar rreth 838 milionë euro globalisht.
Një tjetër sukses i madh është "The Devil Wears Prada 2", që deri tani ka fituar rreth 500 milionë euro globalisht.
Nga këto, rreth 162 milionë euro janë nga Amerika e Veriut dhe 340 milionë euro nga tregjet ndërkombëtare.
Filmi ka pasur sukses të madh sidomos në Mbretërinë e Bashkuar, Itali, Brazil dhe Meksikë.
- YouTube www.youtube.com
Disney investoi rreth 92 milionë euro për prodhimin e tij.Ndërkohë, "Mortal Kombat 2" pati rezultate më të dobëta.
Filmi fitoi vetëm rreth 9.2 milionë euro gjatë fundjavës së fundit jashtë ShBA-së dhe ka arritur gjithsej rreth 93 milionë euro globalisht, ndërsa buxheti i prodhimit ishte afërsisht 74 milionë euro.
Edhe "Sheep Detective" vazhdon të jetë në kinema, me fitime totale prej rreth 54 milionë euro globalisht.
Filmi me Hugh Jackman kushtoi rreth 69 milionë euro për t’u realizuar dhe ende ka nevojë për më shumë sukses në kinema për të justifikuar investimin. /Telegrafi/


























































