LAJMI I FUNDIT:

Fillon takimi i Mogherinit me Nikoliqin dhe Vuçiqin

Fillon takimi i Mogherinit me Nikoliqin dhe Vuçiqin

Në Bruksel, ku sonte vazhdon dialogut ndermjet Kosovës dhe Serbisë, ka filluar takimi i delegacionit të Serbisë në të cilin kësaj here janë presidenti dhe kryeministri, Tomisllav Nikoliq dhe Aleksandar Vuçiq dhe shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

Pas takimit, sipas mediave serbe, Nikoliq pritet të ketë një paraqitje para gazetarëve, transmeton lajmi.net.


Pas takimit me serbët, Mogherini do të takohet me liderët shtetërorë të Kosovës, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Më pas, është paraparë darka e punës të të dyja delegacioneve dhe shefes së BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini.