Gjykata Themelore e Prishtinës, Departamenti Special ka bërë të ditur se ka nisur sot shqyrtimi gjyqësor në çështjen penale të njohur si rasti “Banjska” kundër tre të dyshuarve, Vlladimir Tolliqit, Bllagoje Spasojeviqit dhe Dushan Maksimoviqit.
Po ashtu, Gjykata ndaj 42 të pandehurve të tjerë, të cilët janë akuzuar me Aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka lëshuar letër rreshtime ndërkombëtar për sigurimin e prezencës së këtyre të pandehurve në procedurë.
“Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, sot filloj shqyrtimi gjyqësor në çështjen penale të njohur si rasti “Banjska”, kundër të pandehurve B.S., V.T. dhe D.M., të akuzuar sipas Aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës PPS.nr.75/2023 të datës 11.09.2024, për shkak të veprës penale ‘Kryerja e veprës terroriste e sanksionuar’ me nenin 129 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 128 paragrafi 1, pika 1.1, 1.3, 1.7 dhe 1.10 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës e sanksionuar me nenin 126 par.1 nën par.1.1 dhe 1.2 lidhur me nenin 118 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata Themelore në Prishtinë, ndaj dyzet e dy (42) të pandehurve të tjerë, të cilët janë akuzuar me Aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka lëshuar letër rreshtime ndërkombëtar për sigurimin e prezencës së këtyre të pandehurve në procedurë, andaj pritet ndalimi dhe ekstradimi i tyre, me qëllim të zhvillimit të procedurës penale ndaj tyre”, thuhet në njoftim.
Mbrojtja ka kërkuar nga gjykatësi që hetuesi Jeton Jetullahu të mos jetë i pranishëm në seancë. Ndërkaq, prokurori i rastit e vlerësoi të paarsyeshme kërkesën e mbrojtjes së të akuzuarve.
Ndërkaq, gjykatësi Arben Hoti aprovoi propozimin e mbrojtjes që hetuesi Jeton Jetullahu ta lirojë sallën për arsye siç u tha se fazat e procedurës penale janë të ndara.
Më 24 shtator 2023 një grup i armatosur serb e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë tre sulmues.
Kosova e konsideron shtetin e Serbisë përgjegjës për organizim dhe kryerje të sulmit.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.
Ai aktualisht është në Serbi, dhe ndaj tij është lëshuar një fletarrestim ndërkombëtar nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL).
Faktori ndërkombëtar ka kërkuar shumë herë që përgjegjësit e sulmit të përballen me drejtësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Jetoj në një shtëpi të ndërtuar 53 vite më parë”, ish-presidenti Moisiu: Deputetët me shtëpi në det e mal, rrogat i dimë...

Rrëfimi i fundit i ish ambasadorit gjerman për para se të ndërronte jetë: Ushtria shqiptare donte të sulmonte ambasadat

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Plazhet publike në Shëngjin, po u leverdisin turistëve

Të shtëna në Shtime, një i plagosur – i dyshuari në arrati

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë