LAJMI I FUNDIT:

Fillon punimet Kongresi Ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore “KISCOMS 6”

Fillon punimet Kongresi Ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore “KISCOMS 6”

Sot, ka filluar punimet Kongresi Ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore, projekt i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”, që ka për qëllim stimulimin dhe ngritjen e vetëdijes dhe interesimit të studentëve dhe profesionistëve të rinj të shkencave mjekësore, mbi rëndësinë e punës, projekteve e hulumtimeve shkencore.

Kongresi po mbahet në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, Kolegjin Universi, Akademinë Italiane të Nutricionit dhe Dietologjisë dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.


kiscoms-foto-3

Në hapje të Kongresit folën zv.ministri i Shëndetësisë  Kadir Huseyin, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” – Marjan Dema,  rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”  Shaban Buza, rektori i Kolegjit “Fama”  Frashër Demaj si dhe kryetari i komitetit shkencor i kongresit, njëherit Rektor në Kolegjin “Universi”, Dugagjin Sokoli.

Kongresi mbahet në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, Kolegjin “Universi”, Akademinë Italiane të Nutricionit dhe Dietologjisë dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Në kongresin e Gjashtë do të prezantohen mbi 60 punime shkencore, ndërsa pjesëmarrës aktiv dhe pasiv janë rreth 550 studentë dhe profesionistë të shkencave mjekësore.

kiscoms-foto-2  kiscoms-foto-1

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori