LAJMI I FUNDIT:

Fillon publikimi i formularëve të rezultateve të zgjedhjeve

Fillon publikimi i formularëve të rezultateve të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka filluar të publikojë formularët e rezultateve të zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe kuvendeve komunale.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë për Telegrafin e se publikimi i formularëve bëhet me qëllim që të rritet transparenca e procesit zgjedhor.


Ky publikim është në proces dhe deri më tani janë publikuar formularët e rezultateve nga disa komuna, derisa do të vazhdohet me publikimin sapo të njëjtit të jenë të gatshëm.

Ai sqaroi po ashtu se këto formularë nuk janë shpallje e rezultatit përfundimtar.

“Ky publikim bëhet me qëllim të rritjes së transparencës për procesin zgjedhor dhe nuk është shpallje e rezultateve përfundimtare”, tha Elezi për Telegrafin.

Siç njoftoi Elezi, formularët skanohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe pastaj ngarkohen në faqen zyrtare të KQZ-së.

“Formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe të kandidatëve, nga të dy llojet e zgjedhjeve, skanohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve dhe pastaj ngarkohen në ueb faqe të KQZ-së”.

Në këtë mënyrë të gjithë kandidatët e interesuar kanë qasje për të parë rezultatin në secilin vendvotim.

“Këta formularë janë kopje e formularëve të plotësuar në vendvotime dhe çdo kandidat i interesuar mund t’i shfletojë për ta parë rezultatin e tij që ka arritur në secilin vendvotim”, tha ai.

Formularët mund t’i gjeni duke klikuar në këtë LINK.

Ndryshe, numërimi i votave pritet të përfundojë gjatë kësaj javë, ndërkaq që KQZ-së i duhen edhe disa ditë të tjera për të shpallur rezultatet dhe për të certifikuar zgjedhjet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori